Suplementi Pena Shqiptare/ Liljana Shkodrani Baçi: Si të duken vitet që po t’ikin pyet një mike

125
Sigal

Si të duken vitet që po t’ikin pyet një mik / e , kur komunikojmë këto ditë. Ç’të them, ç’thonë të tjerët ?- i thashë mikes Moza pak më parë… Mua më vjen të qaj si po na ikin këto vite! S’kam turp ta them, sepse që të reja ne brezi ynë kemi spostuar çdo gjë x më pas e më vonë , e tani shohim trupin të ndryshuar, dëshirat të minimizuara, shëndeti që vendos mbi to, edhe me dashje na shpëton një sharje për kotësinë që e bëmë pjesë të kohës tonë. E bëmë boshtin e ekzistencës që sigurisht këtë ta injekton shoqëria , mentaliteti i kolektivitetit, për mos folur propaganda dhe ideologjia që u rritëm. I mëshuam përmirësimit të brëndshëm shpirtëror, nuk e mohoj , integrimit me martesën, integrimit në një vënd tjetër,e më vonë me zgjedhjen e emigracionit , pa harruar më parë atë të gëlltitjes së shumë kafshatave të pashijshme, që jeta sidomos në moshën e energjisë i afron të gjithëve e në rastin tim pikërisht në atë periudhë më mungoi inteligjenca e sot kur dua të kthej kokën pas shoh që kam mbetur po ajo, po dhe me energji të shteruara..Pra të mos dish të përdorësh inteligjencën për mua është një mangësi e barabartë me andikapatllëkun. Ndonjëherë shoh atë inteligjencë të fëmijëve ( që ish e spikatur prej të tjerëve e prej mësuesve nëpër shkolla, që kur ishin të vegjël sikurse shumë moshatarë të tyre) burra, mënyrën e lirisë së zgjedhjeve të tyre si vetjake e profesionale , sociale, e them aty për aty që janë komplet si babai, po një zë rebel hidhet e më thotë- Shoqe 9 muaj në bark i mbajte ti, sisë i ke dhën ti , i blije revistën Yllka sapo lindën, librin s’ua ke ndarë , etj etj..e qesh 5 minuta ,po prapë e vuaj boshllëkun që ndiej për si i praktikova përgjegjësitë për rritjen e tyre e më qorton duke më çukitur në vesh- e ke bërë mirë detyrën e nënës? Shpesh dua të thelloj këtë frikë, po edukata që më ka rritur më mëson duke më dhënë leksionin e rreptë se duhej ende të përqëndrohesha në rigorozitet. Më me intensitet në syrin shikim të heshtur, po imi jo.Tani si gjyshe këto energji ua kam shkarkuar atyre për fëmijët e vet……