Suplementi Pena Shqiptare/ Pjetër Brozi: Hapja e parë e shkollës në Gëziq

80
Sigal

Gëziqi një fshat i varfër malor

Me tokë kodrinore pa ujë, pa prodhim

Por mbi të gjitha nuk kishte as shkollë

Në mjerim e pa dije ishte fshati im.

 

Fëmijët rriteshin por shkollë nuk kishte

Shkrim e këndim askush nuk mësonte

Kryeplakun e fshatit kjo e mundonte

Dhe për një shkollë ai gjithnjë mendonte.

 

E donte shkollën të ngrihej në fshat

Që të gjithë fëmijët atje të shkonin

Ndonëse ai vetë nuk e kish pas atë fat

Por fëmijët tani duhet të mësonin.

 

E në një mbledhje, kur erdh qeveritari

Çohet kryeplaku, flet e qan halle

Se fshati i tij me të ri e fëmijë

Nuk kishte shkollë, smësohej Abetare.

 

Viti 1936, një vit fatmbarë

Në Gëziq u ngrit shkolla e parë

U regjistruan fëmijët e tanë

Plot 30 nxënës në Gëziq e Ndërfanë.

 

Vitet ecnin e shkolla vazhdon

Të gjithë fëmijët me gëzim mësonin

Çdo i ri që shkollën mbaron

Falenderon kryeplakun e mençur,

Preng Brozin.

 

Ky kryeplak me shumë largpamësi

Në mes të halleve të shumta që kishte

Kërkon shkollë për të marrë dituri

Që fëmijët të mësonin e më shkollë

Të rriteshin.

 

Me fjalë të pastra që dalin nga zemra

Bisedoi me kryeplakun e urtë, Gjergj Prenga

Dhe të dy kryepleqtë në një fjalë ranë

Që shkollën bashkë ta kishin, Gëziq e Ndërfanë.

 

Dhe për shumë vjet shkolla ka vazhdue

Nga Gëziqi e Ndërfana nxënës kanë shkue

Bashkë në shkollë fëmijët mësonin

Dhe njëri-tjetrin e donin dhe e ndihmonin.

 

Tash janë mbush plot 88 vjet

Që këtu shkolla filloi rrugën e vet

Shumë nxënës nga kjo shkollë kanë dalë

E janë bërë të ditur dhe njërëz të mbarë.