Sot u në mjediset e UMSH-së u prezantua libri i Dr. Jorgji Kote “Negociatat, Sfida e fundit e integrimit”

22
Sigal

Merrnin pjesë profesorati i UMSH-së, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ambasadorë e të ftuar të tjerë.

Në fjalën e hapjes Prof. Dr. Anastas Angjeli u shpreh se: “Ky libër që vjen sot në UMSH është vazhdim i botimeve të tjera nga Z. Kote. Këtu janë pasqyruar në mënyrë dokumentat e sfidat e integrimit dhe ecuria e proçesit në këto vitet e fundit”.

Profesor Anastas Angjeli, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe përgëzoi autorin për kontributin e tij gjatë viteve të angazhimit në shërbimin diplomatik dhe më specifikisht për proçesin e integrimit. Gjithashtu për kontributin e tij akademik dhe publicistik. Në fjalën e tij përshëndetëse Profesor Angjeli theksoi angazhimin e Universitetit Mesdhetar për vazhdimin e organizimit të forumeve dhe leksioneve të hapura për çështje të lidhura me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe proçeset integruese, forume të cilat janë shndërruar tashmë në një traditë të sukseshme në Universitetin Mesdhetar.

Profesor Angjeli i dha fjalën deputetes Znj. Jorida Tabaku, kryetare e komisionit për çështjet europiane

Zonja Tabaku u shpreh se: “Ndihem e nderuar të jem pjesë e këtij diskutimi në UMSH dhe të ndaj me ju disa vlerësime për librin dhe proçesin. Falenderoj z. Angjeli si mikpritës dhe z. Kote për prezantimin e librit të tij. Dua të vlerësoj për trajtimin me realizëm të ngjarjeve dhe të këtyre proçeseve pa ngarkesa politike”.

Më pas e mori fjalën deputetja Etilda Gjonaj, e cila në përshëndetjen e saj u shpreh për nismat e vazhdueshme të UMSH-së, tryezat e hapura për reformën në drejtësi. Hapjen e klinikës ligjore në UMSH si një iniciative me vlera që po jep frytet e veta.
Duke vazhduar më tej për proçeset e integrimit të trajtuar në libër ajo u shpreh se: “Në kërkimet e mia kam venë re mungesë të literaturës dhe botime të tilla japin një vlere të shtuar në ndihmë të proçesit”.

Znj. Klajda Gjosha, ish ministre e integrimit, vlerësoi përpjekjet e autorit për të sjellë në këtë libër një proçes sa të vështirë aq kompleks tek i cili janë investuar burime njërëzore dhe politike prej nje kohe të gjatë.

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, në parathënien e tij për librin ka shkruar: “Ato çka shkruan autori janë njëkohësisht çështje të ditës, që trajtohen me preokupim nga kanceleritë më kryesore të politikës dhe të diplomacisë europiane dhe botërore. Si të tilla analizat dhe mendimet e shprehura prej tij përfaqësojnë kontribute me interes edhe për organet kompetente të shtetit shqiptar, të cilat kanë rastin të marrin kështu një ekspertizë të kualifikuar, për probleme me të cilat janë të angazhuara”.
Prof. Dr. Paskal Milo, pedagog ne UMSH, revokoi pjese te rrugetimit te dr. Kotes dhe marerializimi i ketij rrugetimi ne vepra te tilla. Z. Kote ka gjetur pikerisht kete periudhe te integrimit ku perpjekjet e shtuara shpresojme te japin rezultatet e pritura.
Autori Dr. Jorgji Kote falenderoi për organizmin dhe për fjalët që u thanë për librin e tij. Ai u shpreh se: “Jam përpjekur që përmes fakteve dhe renditjes së tyre në mënyrë të drejtë të mund të nxjerr një vepër të arrirë. Fjalët përshëndetëse për librin më bëjnë të mendoj që puna ime ka ecur në rendin e duhur”.