Suplementi Pena Shqiptare/ Pëllumb Kulla: Një fytyrë e re për t’u puthur

493
Sigal

U ndodhi një aksident i tmerrshëm. Gruaja shpëtoi paq, kurse burri e pësoi keq, theu një krah dhe një këmbë. Por dëmi më i madh iu bë fytyrës, e cila iu dogj në mënyrë gati të pariparueshme. Ishte nevoja e një ndërhyrje kozmetike kirurgjikale, por lëkura e tij, nga djegiet ishte katandisur në hiçgjë. Dhe, më e keqja, nuk mund të nxirrej lëkurë as nga ndonjëra pjesë e trupit të tij, për t’i ndrequr fytyrën. E shoqja iu ofrua t’i jepte nga lëkura e saj, por edhe tek ajo nuk gjendej asnjë sipërfaqe e shëndetshme për të mbuluar fytyrën e djegur të burrit. I vetmi vend i mundshëm, nga ku mund të merrej lëkurë ishin mollaqet e prapanicës së gruas. Gjëra që ndodhin dhe që nuk janë aspak për të qeshur. Mjekët e vendosën: Lëkurën do ta merrnin nga mollaqet e së shoqes dhe nuk do t’ia hapnin këtë të fshehtë asnjë njeriu. Edhe doktori u betua që do t’ua ruante fshehtësinë. U tha, u bë! Operacioni doli me një sukses të paparashikuar deri në atë shkallë. Lëkura e marrë nga të pasmet e gruas i jepte fytyrës së burrit një freski të paparë edhe tani ai dukej më i ri, edhe më i pa vrarë nga jeta. Të gjithë e përgëzonin e puthnin e përqafonin, por nuk morën dot vesh se prej nga ishte marrë lëkura. Burri ishte aq i lumturuar saqë një ditë, i mbushur emocionalisht, i tha së shoqes: “E dashur, unë nuk arrij dot kurrë të të falënderoj sa duhet. Unë nuk di se qysh të të kënaq se si të ta shpërblej!” Gruaja e vuri dorën instinktivisht në vithet e saj dhe tha: “Oh, i shtrenjti im, ti nuk e di që unë jam tashmë e shpërblyer. Mjafton të shoh kur jot ëmë të puth ty në të dy faqet dhe nuk ngopet duke të puthur, unë fluturoj nga lumturia që ia arrita kësaj dite!” (Nga Krioret e Botës)