Zbulohet mesazhi i kërcënimit ndaj Klemend Zgurit

694
Sigal

O m*t, do të vras ty edhe familjen.” Ka qenë ky mesazhi që ka marrë kryetari i KQZ-së, Klement Zguri në rrjetin social facebook.

Mesazhi është dërguar nga shtetasi E.Pjetrini, ndërsa zoti Zguri është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës për shkak të kërcënimeve që ka marrë pas votimeve të 30 qershorit.

Këtë të premte efektivë të shumtë të Gardës së Republikës janë parë në zyrën Zgurit, po ashtu dhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.