Suplementi Pena Shqiptare/ Ndre Mjeda: Gjuha shqipe 

 

 

Sigal

Përmbi za që lshon bylbili,

gjuha shipe m’ shungullon,

përmbi erë që jep zymbyli,

pa da zemrën ma ngushllon.

 

Ndër komb’tjera, ndër dhena tjera,

ku e shkoj jetën tash sa mot,

veç për ty m’rreh zemra e mjera,

e prej mallit derdhi lot.

 

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,

janë të bukura me themel,

por prap kjo, si diell pa hije,

për mue t’ tanave iu del.

 

Geg’ e Toskë, Malsi jallia,

janë nji komb m’u da s’duron,

fund e maje nji a Shqipnija,

e një gjuhë t’gjith na bashkon.

 

Qoft mallkue kush qet ngatrrime,

ndër kta vllazën shoq me shoq!

Kush e ndan me flak’ e shkrime

ç’ ka natyra vetë përpoq!