Behari sivjet
s’ishte si të tjerë!
Të prita po s’erdhe,
moj baluke prerë.
I gjatë behari
m’u duk këtë radh.
E prita vjeshtën,
si zogu bearë.
Të prita me lule;
këngë të këndova.
Kur më erdhe afër,
si zog fluturova.
Pse u drithërove,
Thëllëza e malit;
Gjith ethet e tua,
m’i dhe mua të marrit.
Larg njëri tjetrit,
më nuk rrimë dot!
Do ngrejmë folenë,
të thjeshtë e të ngrohtë.



















