Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Lindi shpëtimtari në qytetin Diell

491
Sigal

 

E qara e një foshnje dëgjohet në rrënojat e qytetit Diell,

bekuar qofsh ti,o grua, që linde djalë,ditën e diel!

Kish kohë që,asnjë foshnje gjiri s’kish lindur mbi dhe’,

bekuar, grua,që rilinde mes dhimbjeve tëndin atdhe!

Ngazëllehem,kur në ujërat e mitrës,çel sythe lulekaçja,

kur qelizat e kombit rinohen e s’kanë frikë nga plakja.

Vështroj si thith gjinjtë qumështor foshnja,që lindi sot,

gjinjtë e ngushëllimit të ekzistencës sonë në tokë.

Ashtu si zogu i thur të vegjëlve fole me baltë e bar,

djepin e foshnjes, perënditë thurën me lis të thatë,

e zbukuruan me objekte të lashta ,me ‘’fuqi magjike’’,

që foshnja të përkundet mes flladeve ilirike.

Kjo foshnje gjiri ndriçoi yjet e mugëtirës së botës,

vallëzon me ëngjëj e lufton me demonët e tokës,

siç luftoi embrioni i dështuar në mitrën e nënës,

kur varr iu bë toka dhe e ngushëlloi loti i hënës…

E qara e birit të tokës zgjoi perënditë e qytetit Diell,

bekuar qofsh,o grua,që i dhe tokës arbërore jetë !

Kish kohë që,asnjë foshnje gjiri s’kish lindur mbi dhe’,

bekuar, grua,që rilinde mes dhimbjeve tëndin atdhe !