Hollanda “JO” Shqipërisë, KiE “kryqëzon” deputetët

305
Sigal

Ministri i Jashtëm Stef Blok, ka sugjeruar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për procesin e integrimit në BE. Qeveria hollandeze thekson se lufta kundër krimit, mbetet problem kryesor për vendin tonë. Raporti i Këshillit të Europës: Ka deputetë të parlamentit shqiptar që janë në konflikt interesi

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, ka deklaruar se do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në mbledhjen e 13 tetorit në Luksemburg. Kur na ndajnë vetëm pesë ditë nga ky takim, Blok u shpreh se vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin Dhjetor. Ai shtoi gjithashtu se për Shqipërinë, pengesë është bërë ndryshimi i ligjit të mediave duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias, rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po ndalohen nga Policia në Hollandë dhe lufta kundër krimit të organizuar. Ministri i Jashtëm hollandez Stef Blok: “Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat, sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi. Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar për mos marreveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Parlamenti hollandez diskutoi dje letrën që ministri i Jashtëm Stef Blok, pati dërguar më datë 4 Shtator, ku shkruhej se Shqipëria ka ende punë për të vijuar me negociatat dhe sugjeroi vazhdimin me Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, në reagim thuhet se paketa e zgjerimit do të diskutohet në muajin Nëntor në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme. Ndërsa pritet që në javët në vijim, që qeveria hollandeze ti dërgojë një vlerësim të paketës Parlamentit Europian. Më datë 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit, të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e të cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020 dhe si zakonisht, qeveria do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete parlamentit në javët në vijim.