Suplementi Pena Shqiptare/ Miltiadh Davidhi: Vdekja vdiq me fytyrë të qeshur

491
Sigal

Kur lindi, si të gjithë,
Dhe vdekja qau,se dhe vdekja qanë.
Kur vdiq, çuditërisht
Kishte fytyrë të qeshur,
Të lumtur!
Tamam sikur po shkonte në festë,
Dhe donte të dukej e bukur!
Përse?
Përse qeshi ashtu,
Kur të tjerët qanin për të,
E i preknin dorën e ftohtë
Me qime të zbeta që dukeshin ende të gjalla,
Megjithëse nëpër damarë
S’pulsonte më jetë?!
Ndoshta desh të tallesh
Me naivitetin e vet,
E qarjes kur lindi,
Apo vrau përfundimish
Frikën e saj dhe tonën,
Që dhe ne
Të mos kishim më frikë…?!
Se, dhe vdekjet duhet të kenë frikë
Nga vdekja e vet!
E shtrirë në arkivolin e heshtur
Dukej sikur thoshte:-Unë po qesh,
Qeshni dhe ju,unë,unë,vdekja vdiqa!
Thua dhe vdekja
Të ketë zemër të dhëmbshur?
Prej pjesëzave të trupit të saj
Jemi krijuar
Si dritëza nga errësira e pafund.
Dt.25.04.2013.Salerno.