Suplementi Pena Shqiptare/ Mevlan Shanaj: Për ty që kërkon të nisësh një film

171
Sigal

Filmi si arti i krijimit ka brenda edhe zejen. Të krijosh emocion dhe jo efekt në artin e ekranit është arritje krijuese dhe si çdo gjë me vlerë e çon regjisorin e filmit në fronin e lavdisë. Filmi artistik nuk besoj se do ketë limite pasi është jetë, ëndërr , mendim, fjalë, dhimbje, aventurë , mashtrim. Është botë në lëvizje, është njeriu që ish, që është dhe që do të jetë! A dihet se kush është njeriu? !!!,Ai vetë ende nuk e di, pafundësinë e limiteve të tija, e si mund ta dimë ç’është filmi.?! Dimë që na gëzon, trishton apo rrëmben dhe përsëri na kthen! Është më besniku më direkti më i kuptueshmi se gjithë artet e tjera, pasi shprehet me fotografi të gjallë, e cila është më pranë jetës. Për filmin është thënë që shkruhet me kamera, realizohet në tre etapa . Në letër . shesh xhirimi dhe tavolinë montimi. Teoria nuk do jetonte ende, por deri sa nuk njohim një frymë të shenjtë”në ekranizim, do vazhdojmë të mbetemi para ekraneve për të ndjekur magjinë e përjetësisë që të jep ekrani. Ne vazhdojmë të ndjekim Chaplinin po me atë kërshëri që kur e kemi parë për herë të parë. Unë ende dhe ende mbetem i sugjestionuar nga Orson Ëelles me “ Qytetari Kane” apo nga “ Casablanca” Michael Curtiz, apo “ Dolce vita” Federico Fellini, apo “ Vula e shtatë” Ingmar Bergman, apo “ Teatri ambulant”. Teo Angelopulos. Përmënda një pjesë te vogël të atyre që i kanë kapërcyer të 50. Në se vepra krijuese në ekran ka jetëgjatësi , padyshim quhet sukses ! Jetëgjatësia është ajo që kërkojmë për veten dhe njerëzit tanë. Me gjithën përpjekjet dëshirat , jeta ka një limitim. Ndërsa ekrani na ka fiksuar Chaplinin dhe ne ndjekim veprimet në ekran duke mos tejkakuar moshën e fiksuar. Në çdo album fotografik kthehemi për të kujtuar dhe përjashtuar të shkuarën, e cila pothuajse na emocionon kudo dhe sido të ketë qenë çasti i fiksuar! Forcën emocionuese të krijimit të artit në ekran e dallojmë kur shfaqim një film fiction dhe një dokumentar. Në dokumentar jemi më vëzhgues dhe më të ftohtë në emocion. Dokumentari si gjini shumë delikate të mbërthen , por emocioni zakonisht nuk të mposhtë siç mund të ndodhi me një atmosferë suspansi nga ndërtimi dramaturgjik. Dokumentarin nuk arrijmë ta tregojmë, kemi nevoje ta shikojmë. Një dokumentar i mirë mund të përshkruhet sikur do të bënim me një verë të veçantë, të ruajtur e sofistikuar, por vetëm kur e pijmë e kuptojmë cilësinë ashtu mdodh edhe me dokumentarin, kur e prekim e ndjejmë. Kurse filmi ka raste, që duke qenë shartim i prozës dhe dramës merr forcë komunikimi edhe nga tregimi, dhe goditëse me poezinë e fshehur, duke mënjanuar armën më të fortë , imazhin. Ndaj thënia klasike se filmi shkruhet me kamera, ka bërë domosdoshmëri shikimin dhe jo dëgjimin. Radio dëgjohet duke qënë shumë miqësore pa të penguar për të bërë punë të tjera. Ndërsa ekrani është autoritar për të mos thënë. diktator. Të kërkon të ulur, në sallë me drita të fikura dhe të disiplinuar sikur të ishte në një medium meditimi. Kjo është traditë edhe në teatër apo opera, pra traditë skene. Ka diçka prej skenës, bezja e ekranit?! Kjo është e diskutueshme. Në skenë lëvizja është e gjallë e tashme, ndërsa në ekran lëvizjet janë të shkuara jo të tashmë, janë veçse të gjalla. Lëvizja e karaktereve në film është magjia e pandalshme e ekranit. ( Vazhdim i mendimeve për librin “ Ekrani është vetë ëndrra”).