Suplementi Pena Shqiptare/ Bashkim Saliasi: “Kush është më i keqi, të dalë jashtë”!

571
Sigal

“Kush është më i keqi, të dalë jashtë”!

Tregim

  BASHKIM SALIASI

Duket si anekdotë, por ja që jeta sjell copëza të jetuara të cilat na bëjnë të mendojmë: Se si duhet të sillemi që të mbetemi në kujtesë të atyre që mësojmë dhe ti dëgjojmë dhe të na dëgjojnë”.

Tregimi e mori zanafillën nga një bisedë midis kolegësh në një moment çlodhje. Gjithë kush po fliste për vitet e tij të punës dhe tregonte copëza të shkurtra nga jeta e vetë në profesionin e nderuar të mësuesit.

Mua, – e nisi tregimin e tij mësues N…… më ka ndodhur diçka e veçantë që rrallë ju ndodh të tjerëve. Kisha vite që nuk punoja me nxënësit dhe jeta më kishte përplasur në detyra të ndryshme, por më në fund pas një braktisje prej disa vjetësh të profesionit të nderuar të mësuesit u riktheva përsëri në detyrën fisnike të të dhëit mësim.

Kisha marrë urdhrin e punës dhe shkojë e ulem në një kafe me disa kolegë të mij, të cilët i njihja prej vitesh. Porsa u ulëm të gjithë kolegët më uruan për detyrën e re që do filloja dhe do isha pjesë e kolektivit të tyre, por njëri më i vjetëri u hodh e tha: – Me gjithë respektin e madh që kam për ju si njeri i nderuar dhe i respektuar në shoqëri, por dhe me një përgatitje të lartë shkencore sepse të njohë nga vitet e punës që kemi punuar bashkë në rrethin nga kemi ardhur, -“nuk e di a do ia dalësh dot në këtë kolektiv me nxënësit që ne po mësojmë, sepse janë tepër të vështirë”.

-Do mundohem, -i përgjigjem dhe me kaq biseda u mbyll.

Në darkë bëra përgatitjen e nevojshme dhe RTSh në gjumë më herët se ditët e tjera. Gruaja e vuri re shqetësimin tim dhe nuk u mundua të më thotë asnjë fjalë. Në mëngjes u çova herët dhe pasi bëra tualetin mora çantën dhe bëra të dal nga dera e dhomës së gjumit.

Ku shkon më ndaloj gruaja që deri në ato moment nuk kishte folur asnjë fjalë edhe pse kafen e mëngjesit e pimë bashkë.

Po dal për në punë se është dita e parë dhe dua të gjendem në ambientet e shkollës para kolegëve të mijë që të ambientohem diçka dhe të përshtatem me qëllim që të heq emocionet.

Eja burrë të të përqafoi dhe të urojë shumë suksese në punën tënde. Kam që mbrëmë që vërej se je i shqetësuar për punën e re që do fillosh pas një ndërprerje pas kaq vitesh. Fëmijët janë të mrekullueshëm, por duhet tu gjesh gjuhën dhe tu përshtatesh në botën e tyre, ndjesi që ty nuk të mungon sepse të njohë prej vitesh që kur kemi filluar bashkë punën në arsim.

Më mori në krahët e saj dhe më përqafoi fort dhe fjalët e shpirtit të saj rrodhën si lumi mbas një furtune të beftë. Urime dhe tregohu i matur me fëmijët se kanë një botë të mrekullueshme po t’u gjesh gjuhën dhe kjo ty nuk të mungon se të njohë prej vitesh.

U ndava me time shoqe që jo vetëm e kisha shoqen e jetës, por dhe këshilltaren e mirë të situatave të vështira.

Mora rrugën për në shkollë dhe pjesën më të madhe të saj më takojë ta bëja në këmbë. Ecja dhe mendja ku nuk më shkonte.

Në mendjen time tingëllonin si një çekiç fjalët e kolegut tim që kisha punuar shumë vite më parë në rrethin nga ne vinim.

-“Nuk e di a do ia dalësh dotë në këtë kolektiv me nxënësit që ne po mësojmë, sepse janë tepër të vështirë”.

Nuk thonë kotë: – “Po nuk dite nga vjen, nuk di se ku shkon”. Kjo shprehje e mençur e popullit tonë po më shoqëronte hap pas hapi në rrugën që kisha marrë në drejtim të shkollës. Mu kujtua dita e parë e fillimit të punës në shkollën e largët, atje në fshatin malor të vendlindjes së njërit prej udhëheqësve që në këto moment drejton vendin tonë.

Eca rrugës dhe mendimet e mija erdhën ashtu natyrshëm dhe ditën e caktimit në detyrën e vështirë që më kishte ngarkuar shoqëria në ato vite. Kisha kaluar plotë situate të vështira dhe me ndihmën e shoqërisë ia kisha dal mbanë, por kjo ditë e sotme nuk di pse më mundonte më shumë se gjithë vitet e tjera që kisha kaluar.

Dhe ja më në fund u gjenda brenda territorit të shkollës. Porsa iu afrova derës së brendshme të shkollës as unë vet nuk e di se si më erdhi në mendje shprehja që do përdorja orën e parë të mësimit. Duke ngjitur shkallët fjalët më tingëllonin në vesh: “Kush është më i keqi të dali jashtë”…..

U përshëndeta me kolegët dhe në çastin që ra zilja u drejtova për në klasën ku kolegu im më kishte porositur të kisha kujdes se edhe mund ta pësoja. Hapa derën dhe qëndrova serbes në mes të klasës. Klasa gjendej në një kaos të paparë. Pas disa çastesh vendosa qetësin dhe me një herë iu drejtova me shprehjen:  “Kush është më i keqi nga ju në këtë klasë të dalë jashtë”.

Për çudinë time klasa ra në qetësi dhe asnjë nuk foli.

Rimora veten dhe pasi e përsërita disa herë shprehjen ju drejtova klasës: – më paskan gënjyer, ju jeni të gjithë të mrekullueshëm dhe ne së bashku do bëjmë lëndën e ……

Asnjëri nuk foli, por po shikonin njëri-tjetrin.

-Detyrat e shtëpisë, – fola.

-Nuk kemi detyra mësues, foli ai më çapkëni të tjerët nuk bënë zë.

-Mirë sot po ua fal se nuk e di se çfarë detyrash ju ka dhënë mësuesja që ju ka bërë mësim, por nga sot e tutje kush vjen pa detyra mos të hyj në klasë.

Për çudinë time klasa u tulat dhe të gjithë më shikonin në sy. Ishin sytë engjëllorë të vogëlushëve që kërkonin t’u gjeje gjuhën e komunikimi. Edhe unë këtë e arrita me shprehjen e goditur që më erdhi në mendje.

Që nga ajo ditë unë kalova aq mirë me ata nxënës që për kolegët e mi ishin bërë “përbindësha”, sikundër i quanin ata…!