Suplementi Pena Shqiptare/ Merita Gruda : Ky gjelbërim i njomë funddimri

 

Ky gjelbërim i njomë funddimri

Sigal

më hodhi në të largëtën fëmijëri

kur krejt shkujdesur i ndiqja ëndrrat,

si yj’ i nisja në gjithësi

 

Siç duket, udhë u dhashë shumë larg

e nuk e gjetën rrugën në kthim,

veç si pa dashur m’i sjell ndër mend

argjend i brymës mbi blerim.