Mos e lërë dijen tënde në përrenj të ndotur
me mllëfin e sharlatanëve,
që shprishin figurat e njerëzve të ditur,
e që s’njohin barkun e dijes tënde
dhe të flakin tej në errësirë.
Mos harro kush je!
Çdo zë i tyre përgjum vullnetin tënd.
Mos u bë oksigjen i zjarrit të tërbuar.
Ai djeg gjithçka gjen përpara;
Lëndinën e shpirtit e bën hi
ndaj mos harro kush je!
Ka një fjalë që quhet rutinë
e që i shërben harresës
e të merr me vete gjatë!
Të përzien mes bisqesh ferrash të harlisur.
Buzëqeshje tallëse të kryqëzuarr me përbindësh,
e thua jeta kjo është!
Mos harro kush je!
Largoje perëndimin nga jeta jote!
Errësira sjell veç errësirë,
se grabitqarët sulen natën.
Ata duan natë, mjegull, mendje, moçal
e skuta ku të mbërthejnë atë ç’ka ty të lartëson.
Ata nuk e duan diferencën
ndaj mos harro kush je.
Kujtoja vetes çdo ditë,
se një ditë e re është një shpresë e re.
Çdo ditë vdes dhe lind shpresa jote e re .
Forca jote e brendshme merr hov.
Është i joti formësimi i jetës
Mos harro kush je!
Mjekoji plagët e së shkuarës me forcën e Zeusit .
Vendos dorën syve të djallit
Ai nuk do jetë asnjëherë dakort
se dakortësia është pranim.
Mos harro kush je
Djalli të do nën karrigen e tij
se bota po rrudh humorin prej tymit të luftës,
që fytyra shtrembëron.
Është ky ushqimi i pushtetit të tij.
Përrenjtë e djallit nuk do thahen asnjëherë!
Mos u ligështo!
Mos harro kush je!
Sa herë të ndjek nga pas era e helmit të fqinjës
është shigjetë e fshehur në të gjithë këtë histori
e rrethuar nga kurora me gjemba e i thënçin miqve.
Të gjithë kanë pjesën e tyre të linçimit mbi dijen tënde,
të ardhmen.
Ti kurrë mos harro kush je!
Mos pi gurmaze lotësh prej përgjumjes së fatit tënd.
Heshtja flet, copëtoje në njëmijë detaje
dhe merr një përgjigje, atë që me zë dot se beson
dhe, mos harro kush je




















