Shqiptari i tabanit,
mëkon netët e verbëra ditëvrasëse.
Tradhtari fërkon duart me aroma vdekjesh.
Dhe tingëllima e shekujve mbi kokë na bie :
“Më mirë nën sundimin që jam të rri,
apo të hipë në fron një sundimtar i ri…?!”
*
Lipësi i lagjes tonë,vdiq.
Ishte ditë maji me shi.
Një kryeministër shkoi në varr njëlloj,
po atë ditë,si ai, arkmort nëpër shi!
*
“E provuam:
Është e hidhur shija e kësaj jete!
Ndaj duam dashuri në përjetësi
dhe jo urrejtje!” -tha 88 vjeçari…
Dhe i mori të tria, si pronë, më vete!






















