Suplementi Pena Shqiptare/ Feti Zeneli: Ditëlindje

Zogjtë u zgjuan nẽ korijen e marsit,
dhe zunë të mbjellin sythe cicërimash.
Sqepave të mprehtë si maja e lapsit
gëlonin kudo gjuhẽ vetëtimash.

Mëngjesi thërriste freski në lugina!
Me vesë mimozash e lante vështrimin.
Në rrokje drite ditët ndante stina
të mësonin pastaj pērmendësh blerimin.

Sigal

Orë ëndërrimesh me zëra kristali
merrnin në prehër dëshira lehonë.
Zemra lumturohej, rritej si mali,
e shkuara zhdukej si drita në hone…

Ndërsa dita mbushej me pelena – ylberë,
dhe Kroi i Gjonit i jepte gji jetës.
Çeli dhe zëri im tok me të tjerë.
Ishte 2 mars i pesëdhjetë e tetës…

Mësime të jetës

Hapat më mësuan si rendet drejt dritës.
drita ç’ëmbëlsi ka shikimi,
Si krijohen peizazhet mahnitës
më mësoi deti në një çast perëndimi.

Lumi më mësoi si të shkoj drejt detit!
Zjarri si të digjem prej dashurisě,
ëndrra t’i besoj vetes, jo profetit,
Nata si ti fshihem tradhëtisë.

Vjeshta më mësoi si plaken ngjyrimet.
Mjegulla si t’i vesh malet që në gusht.
S’besoj t’i nxija dot gjithë mësimet,
sikur dhe botën ta mblidhja në grusht…