Suplementi Pena Shqiptare/ Majlinda Bushja: Dashuria

464
Sigal

Dashuri!

Ëngjëll i bardhë që fle në shtrat të jetës,

përqafuar me ëndërrat.

Ëndërr, shpresë dhe jetë!

Penat e poetëve

në shekuj për ty, pena u tret.

U tretën zemrat për ty dashuri

Ç’u vure vallë, zjarrin në gji?!

U shkruajtën legjenda, këngë, poezi,

u derdhën dhe lot e brishta dashuri…

 

Mbesës

Kishin çelur zymbylat

në prillin sylot.

Ato ditë trokite ti në portë

Trokite dhe erdhe si hënëz plot dritë

Ti hapa krahët, më ngrohe në shpirt,

e ëmbël sa zili të ka dhe mjalti.

Ëngjëll i vogël i jetës gëzimplote

çdo ditë që kalon hedh shtat dhe rritesh.

Pres me ëndje të shoh kur vrapon;

nga lojërat e tua më qeshet fytyra.

Trishtimi humbet tutje në horizont

kur hedh një dorë rreth gushës sime,

strukesh thellë, më lumturon.

 

Ankthi i pritjes

Akrepat e orës

valëzonin me krahë të lehtë.

Dritat e syve shpesh puthnin akrepat,

vetullat binin mbi qepalla.

Ato mbylleshin dhimshëm në mendime

Pritje, ankth;

gishtrinjë mbështetur lehtë mbi buzë.

Minutat shkonin;

ato dukeshin vite.

Akrepat e orës lëviznin

Unë përsëri në pritje.