Suplementi Pena Shqiptare/ Luan Rama: Bijë e «arratisë”

191
Sigal

 

Mikja ime, përshëndetjet e tua janë harabelë,

që vijnë së largu

nga bota e trazuar e ëndrrave

dhe e dëshirës, që rri zgjuar.

Kur ne ulim qepallat dhe flemë,

harabelët e «arratisë» na shfaqen ende,

bohemë të kësaj toke,

që shtohen gjithnjë

duke të marrë dhe ty në ajër,

nderur si në një tablo të Chagall,

mbi çatitë e botës.

Janë shpirtra të brishtë

nga skenat e artit, muzika, ngjyrat,

nga sheshet e xhirimit dhe aktrimi,

që kërkojnë të zbulojnë enigmat e kësaj jete.

Në ç’botë do na çosh nesër,

në ditët dhe stinët që vijnë?

Imazhet e tua na vijnë të përthyera,

si në pasqyrat e filmit të Orson Uells,

ku secili nga ne rigjen vetveten, nostalgjinë,

duke zgjatur krahun të të pushtojë

dhe të të puthë sytë.

«Arrati e çastit, arrati e përjetshme,

veç vdekjet e mbyllin horizontin atje tej.

Në portat e rënda plumb të qiellit,

bijë e «Arratisë»… arrati e përhershme!