Keni dëgjuar kur thonë “shtoj në peshë vetëm se kam neps”? Patjetër që po. Dëshira për të ngrënë gjënë e parë që ju shkon në mendje dhe për ta konsumuar fiks në atë orë pa menduar për asgjë tjetër quhet ndryshe ~neps~ dhe është pikërisht ai që prish balancat e regjimit tonë.
Nëse kjo ndodh rrallë s’ka asgjë për t’u shqetësuar, por problemi nis kur nuk ruhet masa. Mund të keni oreks për të ngrënë gjëra të shijshme çdo orë të ditës, por ideja qëndron tek kontrrolli. Si mund ta kontrrolloni ndjesinë e urisë?
Argëtohuni duke u djersitur dhe digjni kalori
Jeni ndjerë edhe më e uritur pas stërvitjes, sa që i keni “ngrënë” sërish kaloritë që dogjët?
Është një fenomen i zakonshëm. Mënyra më e mirë për të prishur këtë cikël është të zgjidhni të jeni aktivë, duke u argëtuar. Nëse keni problem të tilla, provoni stërvitje që ju bëjnë të argëtoheni. Kërcimi, noti dhe shumë sporte të tilla ju bëjnë të digjni kalori, pa rënë në kthetrat e urisë.
Flini mjaftueshëm
Shumë pak orë gjumë, rrisin nivelet e urisë dhe dëshirën për të ngrënë ushqime të pashëndetshme. Sipas një studimi nga Universiteti i Çikagos, nëse flini vetëm 4.5 orë gjumë (në vend të 8.5), rriten nivelet e urisë dhe oreksit, sidomos herët gjatë pasdites. Përveç rritjes së niveleve të urisë, mungesa e gjumit shkakton shumë probleme të tjera shëndetësore si imunitet i dobësuar, rrezik për diabet të tipit 2, depresion dhe sëmundje zemre. Për këtë arsye, rregullimi i orareve të gjumit është shumë më i rëndësishëm se ushtrimet për rënien nga pesha.
Pini më shumë ujë
Ata që pijnë 7 gota ujë në ditë, marrin 200 kalori më pak krahasuar me ata që pijnë vetëm një gotë. Një studim tjetër zbuloi se ata që pijnë 2 gota ujë para çdo vakti, marrin 75 deri në 90 kalori më pak. Së fundmi, një studim gjerman tregoi se pirja e 0.5 litrave ujë rrisin metabolizmin me 30% në 10 minuta. Efekti arrin majën 30-40 minuta pas konsumimit dhe zgjati më shumë se një orë. Në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga këto avantazhe, pini 0.5 litra ujë, katër herë në ditë.
Hani me orar
Trupit tuaj i pëlqen vazhdimësia, e cila përkthehet në ngrënien e vakteve në orare të caktuara. Hani mëngjes një orë pasi të ngriheni dhe hajini vaktet e tjera në një distancë kohore prej 3-5 orësh.