Suplementi Pena Shqiptare/ Liliana Shkodrani Baçi: Virgjëreshat

343
Sigal

 

(PAK EROS TË PAFAJ)

 

Bërtet revoltimi i dy vashave që qajnë të njëjtin djalë.

Thurrën mes ballukeve një yll

sikur t’ish nishan ndriçuar pa faj.

Ashtu ?!- thanë më pas…Ahh..ç’kemi dash…

Ai..ters i mirësisë mbolli gaz në zemrën çapraze e pas pesë minutash puthi miken e saj.

U bënë binjake e të njëjtit mall.

S’dinin seç po ngjante

thurrnin bukuritë vënë përmbi naze.

– Imi i dashuruar më mban në vallen e parë;

tjetra nxirrte gjin vulë më lejla.

– Sa thithka yti,

sa gojë të madhe ka.

– Imi delikat më prek me gisht të prapë.

Më ul në mundimin e ditës bërë vrerë

më ndrydh në pendime si kurrë ndonjëherë

po si shkarpa pylli më ngre kur i vjenë.

-Imi s’është i tillë është për t’mbjellë pranverë

më skuq buzën e poshtme

më bën faqet piper.

E lan një ditë fjalë të piqeshin të katërt.

Sapo erdhi ora, erdhi mëngjëria

ai s‘u qas te asnjë virgjëreshë

donte t’ish seksixhiu i tjetrës predë

që jetës s‘i kish haber në ç’ndeshë.

Takimi bërë ish sy përmbi sy

me virgjërinë hedhur dëm në ferrë.