Suplementi Pena Shqiptare/ Tomorr Shasho: “Ngushëllime bashki!”

687
Zilja e telefonit më detyroi që të ndërpres leximin e gazetave në kompjutër. Shkova te telefoni, ngre dorezën. – Alo,alo! – fillova lidhjen me kërkuesin. – Alo! Përshëndetje! Si të kam? Mirë ma ke shëndetin? – Shëndetin mirë e kam, po cili jeni Ju, ju lutem, se nuk po ju njoh! – Si…! Nuk po më njeh !? Ha..ha..ha.. paskan filluar të të shterojnë “bletët”… – “Bletët” apo “grerëzat” nuk e di, po cili je? – Ha..ha..ha, qeshte personi pas telefonit. Kur ndryshoi zërin e njoha që ishte Sadiku nga Durrësi, kolegu im i punës për shumë vite. Qeshi ai, por qesha edhe unë. Pasi folëm pak për shëndetin e njerëzit e shtëpisë më pyeti: Ore, e vërtetë është se aty te ju, në Tranë, janë hapur kafene “Një kafe me gjyshin”? – Po more, janë hapur e…… Bashkë me tre shokë, por bëhemi edhe katër apo pesë e në orën 8:00 shkojmë e pimë kafenë. Po ç’të duhet se me kë e pi kafenë? Me shokë, të thashë. Jo, jo. Më profesione jemi të ndryshëm, por njihemi prej shumë vitesh. Po more, kur të duash. Eja ta shikosh me sy se si shërbejnë. Të nesërmen në orën 7:30 trokiti dera. Hapa derën, kur ç’të shoh! Sadiku . – Po ti fluturove tërë natën për të pirë një kafe te kafenetë “Një kafe me gjyshin”- i thashë. Po. Pse ç’më kujtove ti? Jam i shpejtë unë. U përqafuam. Dolëm e u nisëm për te lokali ku lexon “Një kafe me gjyshin” Nuk vonuan shumë erdhën edhe shokët. U ulëm e filluam muhabetin,si zakonisht nga politika e deri te ngritja e përqindjes së pensioneve. Unë thashë: do rriten 10%. E ke gabim – u hodh e foli gazetari. Më duket, me sa dëgjova, vetëm 5%. Në debat e sipër koloneli nxori gazetën e lëxoi: qeveria vendosi që për vitin 2018 pensionet do rriten 2%… Drejtori shikonte, dëgjonte e sikur thoshte: “Mprihni dhëmbët, mprihni, po me limë të re!” Kafetë do t’i paguaja unë, sepse kisha dhe mikun, por jo, gazetari më uli dorën. – Do respektojmë shokun tuaj – tha- ti jepi drekën. Po qeshnim. – Tundu! -tha kamerjeri – janë pak. Ne po shikonim njëri – tjetrin. -Sot e tutje kafenë do ta paguani si gjithë të tjerët me 50 lekë. Paguam. Kamerjeri shkoi e hoqi tabelën ku shkruhej “Një kafe me gjyshin”. Po ky ç’pati? Pse e hoqi …? Unë shiko Sadikun e Sadiku shiko mua, por hidhte sytë edhe nga shokët e mi. Kujtoi se unë isha tallur me të. Ishin shokët ata që e sqaruan, se “Një kafe me gjyshin ” ekziztonte, po si duket do ta ketë fajin pronari i lokalit. Filluam edhe ne të pimë kafenë si më parë, por duke kaluar në rrugën midis pallateve lexova në derë “Një kafe me gjyshin”. I entuziazmuar lajmërova shokët se zbulova vendin ku do të pimë përsëri kafenë me 20 lekë. U bashkuam e njëri para e tjetri pas zumë tavolinën. Si zakonisht kamerieri mori porosinë. Të gëzuar filluamë avazin e diskutimeve. Meqenëse isha unë ai që e zbulova më takonte që të paguaja, por koloneli nxori lekët. U lutem -tha kamerieri – kafja këtu kushton 70 lekë. – Po në derë lexon “Një kafe me gjyshin”? Madje, ka edhe orarin ashtu si ka thënë bashkia? Ora s’ka shkuar 9:00 -i thamë. Kamerieri mori lekët e u largua duke qeshur…… Si duket tabela është karremi për të tërhequr pensionistët……. E njëjta melodi u përsërit edhe në dy kafene të tjera…. Në derë lexon “Një kafe me gjyshin”, kurse kamerieri merr 50 lekë e lart. Tani ulemi dhe duke pirë kafenë i thamë njëri- tjetrit: ” Bashki, të rrosh vetë, se “Një kafe me gjyshin “na la uratën. Ngushëllimet tona, bashki! Po i hiqni tabelat! Ndërsa ” Një kafe me gjyshin” ndjesë pastë, apo i ndritë shpirti…
Sigal