Suplementi Pena Shqiptare/ Liliana Shkodrani Baçi: Kafeja e fundit

312
Sigal

U dhashë fjalën prindërve të saj që të bijën do ua gjej. Kur i pashë aq të dëshpëruar sa s’u thashë dua t’ua marrë një pjesë të dhimbjes, sepse halli i tyre më ish bërë dhe imi. Moza, e bija e tyre, kish qenë mikja ime! E zënë nga një mjegull mbi opinion jo të dlirë për të, pa ditur përsenë as unë e asnjë prej grupit tonë që shoqëroheshim atëhere. Ajo ish e shkathët po shprehur me elegance, që për atë kohë përmbante dyshim përveç paragjykin dhe mjaft inteligjente e në fund këtë lëvdatë e merrnim ne. Sot ja mendoj hakun që i morëm. Fyerjen e heshtur, po dhe ne nuk bënim asgjë ta gërvishnim njohjen më thellë. Pse ajo shihej keq?!  Pse ajo mbahej si jo naive në çështjet e sapo rritjes vajzërore. Ajo kish formuar strukturën e trupit para nesh. Ish e ngjeshur e vërtetë kish trup të mrekullueshëm, aq sa sot kur shoh paradë mode më kujtojnë këto modelet Mozën. Nuk ish e bukur në shikim të parë. Sot e mendoj ndryshe. Paska qenë më e bukur se të bukurat sot. Ne nuk bënim makiazh. Ne ishim ujë e sapun. Po gishtat e dorës sa të gjatë e ç’forrmë i kishte thonjtë. Pa manikyr sigurisht.  Pra, mbrëmë që takova prindërit, Moza kish humbur se donte të humbte…

Unë u thashë atyre vërtetë kemi 40 vite pa u parë, po unë do e gjejë Mozën…E më hyri një ambicie, një qëllim solidariteti që të them të drejtën nuk më mundoi. Ra zilja e orës të lajmërojë që tim shoqi i erdhi ora për t‘u ngritur. U ngrita dhe unë.”Fli akoma” -më tha ai. “-Jo, do e pimë kafen bashkë” -i thashë” . –Eshtë shpejtë nuk ka vajtur akoma 5″ “-Jo..jo” -i thashë, “do e pi kafen tani.”

Kështu bëmë. Ai po pergatiste çantën me sendet e përditshmërisë së punës, unë i thashë “-po iki se më duhet të gjejë Mozën”. “Kë? ” “Mozën, miken time, se i kam dhënë fjalën prindërve të saj e më duket se isha afër qëllimit po zilja e orës më ndërpreu”.  Ai nuk foli. Heshtja po! Ja njoh..po nuk është çasti të përqëndrohem në saktësitë e bindjes së tij. Unë do kërkoja Mozën..Nuk e di si u ndodha e pajisur me një garderobë plot plaçka grash. Ngjyra gur – kali mbizotëronte.Ish ngjyra ime e preferuar kur isha çupë. Po e Mozës si ish? Nuk më kujtohet. Atëhere preferencat ishin ëndërr. Ishin një përfytyrim në tjetër botë po kam përshtypjen se i pëlqente e kuqja. Apo ja futa kot? Unë u ndodha me Mozën.U përqafuam. S‘e di ku. Po ish një përqafim jo i nxehtë e jo se na mungonte malli, po sepse ishim parë shpesh. Kur ishim parë? Nuk kujtoj unë ? Ajo më bindesh përgjatë atij takimi si një motërz e vogël. Unë i hidhja në duar një fustan ngjyrë gur -kali me mëngë të shkurtra e me kopsa përpara gjoksit deri në bel. I thashë të bëhesh gati shpejtë se po na presin. “Kush ?” më pyeti.” Eshtë gjithë klasa në tavolinë e po na presin vetëm ne të dyjave”. ” Pse, ku?”  “-Tani po vinë dhe të tutë.” “Atëhere unë po iki”, tha e mori një nxitim drejt çantës së saj ku rrasi me nxitim plaçkat. Ja hoqa nga duart e sikur të isha unë e madhe në moshë kushedi sa, i dhashë urdhër  “-Jo ti nuk do ikësh e pikë”  “-Unë të tuve u dhashë fjalën që do ta sjell Mozën” “Ti s’e pe lumturinë e tyre, si po i prishej shpejtë se ta njohin kokën e kishin pak shpresë”. “Po” -tha, “nuk më kanë përkrahur kurrë; nuk më kanë përfillur asnjë dëshirë..Nuk më kanë thënë një herë – të lumtë”. “Ku e di ti, ” i thashë “ç’ndien një prind?”  “Moj” , u kujtua e më tha, ” po pse flet dhe për atë ti, unë se njoh fare” -“Babai?” -” Po!” -” Ai na la ne që kur ishim të vegjël..Iku me një tjetër” -“Akoma një motiv për ti ndejtur afër nënës Moza” .”Pse nuk di të lexosh vuajtjen, të lexosh dhimbjen?”  -“Je bërë dreq, je bërë ” .”Posi” “Vishu” i thashë ” e mos e diskuto” e i bashkëngjita një buzëqeshje . U vesh e  përqafova duke i thënë se ata ishin të dy për ty. I premtova që unë do u rri pranë se se di që ti do më zmprapsësh”  “Ja me kaq siguri fola për ty ,po tani hajt të festojmë me shoqërinë” “Mirë..mirë” -tha e veshi një palë sandalle të bardha. Ndërkohë mbante në dorë një pistoletë picirruke që nuk arrita ta pyesja sepse në parmakun jashtë dritares gjeta një çizme burrash me lëkurë e model si i kaubojsave.” Po një këmbë ka patur njëri o Moza ” i thash me çizmen në dorë shkova ti tregoja motivin e qepjes si një çentro tantelle.”Ku e gjete ?” më pyeti.” Ja këtu te parmaku”, ” Dale ta shoh”.  Sa doli nga sipër ra shoqja tjetër e çizmes. Kish gojën të shqyer e nuk ish me majë po formë rrumbullake. ” Ahh, e di unë ” tha ” të kujt janë ” “Të kujt?” ” Të njërit që më ndjek, po ai sapo më afrohet unë bëhem erë”.” Dafne më je shndërruar ” i thashë,-” Kush?” -” Asgjë, asgjë, eja vemi te shokët e shoqet tona kështu përzihemi e nuk të pikas më Apollo” – “Kush?” -“Asgjë, asgjë, po më premto që do i gëzosh të tutë se ishin në lot për ty; ok”. Nuk foli po me gishtat e dorës më shpupuriti balluket.  Kur u futëm në sallën plot miq nuk kishim uri as unë as ajo. Mua më zuri syri një sini me ëmbëlsira gjithë shërbet. I shkova baristes i thashë “dua këto..këto këto”. Hyri një djalë e menjëherë vuri gishtin mbi sheqerparet. “Jo” i thashë” nuk e sheh që jam unë këtu?! “Do i marrë të gjitha nuk e sheh sa jeni..e pastaj ” shtova ” ti qënke dhe Rumun “.”Ku i njeh ti sheqerparet?”.” Zonjë ” më tha,” kemi sheqer dhe ne”.”Oo..”u nevrikosa.  Moza më mori për shpatullash e më tha” lëre lëre”. E pyeta-“Po të tutë ç’pëlqejnë?”. Më shumë? Kafe”  “Epo mirë” thashë e porosita baristen për të gjithë kafe. Ishte e avashme. Mezi lëvizte. I fliste Iliri dhe Hermandi e i merrnin mendjen me batutat e tyre. Më në fund më erdhi rradha mua.Kafeja e fundit.

Sa e mora ta vë në buzë ra zilja e shtëpisë. Hapa sytë. Kishin ikur të gjithë..dhe Moza….