Shembet me eksploziv pallati 9-katësh në Durrës

279
Sigal

KMT ka shembur me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës.

Pallati është shembur brenda disa sekondave prej eksplozivit të vendosur në strukturat e tij teksa duket se ka shkaktuar shumë pluhur.

Më parë Bashkia Durrës kërkoi nga banorët dhe bizneset afër të largoheshin, madje të siguronin pajisjet e brendshme t’i ulnin poshtë si dhe të linin dritaret e dyert hapur.