Suplementi Pena Shqiptare/Lela Kokona: “Flirti”

384
Sigal

Lela Kokona: “Flirti”

Aldo ecte në bulevard nën ritmin e ngadaltë të hapave.I ftuar në një ditëlindje nga Luli, shoku i tij i fëmijërisë.U vendos pranë tryezës në pritje.Të ftuarit nisën të trokitnin gotat dhe të ngrenë dollitë sipas zakonit.Nga veshjet ceremoniale dallohej njëri i quajtur Edi. Qëndronte përballë tij me një stil të spikatur,i kënaqur se mund të tregonte me atë veshje forcën e tij financiare. Atij zor se ia përcaktoje moshën, por sidoqoftë i ri s’ishte. Kishte një fytyrë të vrarë , buzë të rrudhosura e të holla. Ky, Edi, i entusiazmuar nga bukuria turbulluese e Enit, një vajzë bukuroshe që qëndronte dy karrike më tej Aldos,ngriti gotën me raki duke thënë: Për kë doni të ngremë dollinë? Për politikën si temë e ditës? Kam frikë se po na ndizet ndonjë debat i zjarrtë. Mendoj se do të ishte më mirë të flasim për dashurinë. Më falni një minutë!- Ndërhyri Luli.- Ju falenderoj që erdhët, së dyti, hani sa të doni por pini me masë! Hajde pra,- vazhdoi Edi,- meqë i zoti i shtëpisë na kufizoi pijen , mendoj se nuk do na kufizojë fjalën.Pra, le të dehemi me fjalë!Ja, ta pimë për femrat bukuroshe. Për dashurinë, për ligjin universal që rregullon mosmarrveshjen në marrveshje,të keqen në të mirë. – Fliste i kapërdisur, me sy të mbërthyer tek ajo bukuroshe Eni, e cila as që ia hidhte fare shikimin atij. Hajde pra Eros,gëzuar!- uroi Luli buzagaz. Si, Eros?Harrove që jam Edi?! Po ti u deve ende pa filluar o meskin!- qeshën njëzëri të gjithë pa fre.Luli u ngrit me qetësi, pastroi fytin dhe shtoi:  S’ke faj ti. Dija e njerëzve mbetet e kufizuar.Në radhë të parë, nuk jam meskin, e dyta i dehur je ti , që nuk merr vesh nga historia e lashtësisë.Bëhet fjalë për Erosin, perëndinë e dashurisë, i cili ka lindur në  një ditë me Afërditën, perëndeshën e bukurisë.E keqja e tij ” aventurier i shthurur”.- foli Luli me një gjest triumfal.-Ja, si ti që priresh kah trupi dhe harbimet epshore, ato të shqisave dhe jo nga bukuria e shpirtit, inteligjenca,- qeshën të ftuarit.Pse, ti nga priresh?- e pyeti me qesëndi. Sigurisht pas shpirtit, qoft ai dhe në një trup të shëmtuar. Po të ishte për mua, ti duhet të kishe pronetuar sot hapsira të ndryshme argëtimi.Unë di të shijoj momentin, më pas nuk ndjej asgjë në shpirt.Për t’u ndjerë i kënaqur, duhet braktisur ndërgjegja, arsyeja, të lejosh të veprojë instikti, pra, t’i largohesh vetëdijes, asaj të dobishmes siç e quan ti.Nuk më brenë ndërgjegjja fare, se në të kundërt bëhesh njeri i trishtuar, mundon vetveten, – fliste dhe hidhte shikimin Enit.- Ja, nuk të sjellë kënaqësi pamja e kësaj vajze? Unë i vështroj njerëzit në sy, nuk trembem, ndërsa ti i ul para saj, pavarsisht se pastaj e kam të vështirë t’i heq .A mund të mos tundohesh  me një fytyrë si e saja? Nuk mund ta fantazoj dot kaq bukur sa eshtë në realitet!Do të harrohesh i tëri,- fliste ,vrojtonte me një kërshëri e admirim të tepruar atë fytyrë të brishtë, që të verbonte sytë kur shikoje rrezatimin e saj.- Po më shijon kjo drekë nën ndriçimin e këtyre llamadarëve flakërues.- Në dukje, Eni qëndronte me një qetësi të patrazuar.Sytë kafe e çelur si prej fildishi, buzët të spikatura të kuqe, faqet shkëlqenin nga kuqëlimi, nga zjarri i brendshëm që i shkaktonte bezdisja me idiotësitë e tij. Herë pas herë lëshonte ndonjë pasthirrmë dëshpëruese.Ajri mbushej me britmat e tij ngazëlluese, me atë zërin e fortë kumbues e grykor.Arriti të tërhiqte vëmendjen e tyre si një gazmor i shtirur.  Edi,- iu drejtua Luli, – ti bie pre e padurimit. Ai person ndoshta të sheh me përbuzje ndërkohë, se ti e sheh me një realitet tjetër. Qenia femërore është një krijesë e mrekullueshme, një shtojzovalle, një formë e avullt,por shpirti i saj di të vlerësojë cilësitë dhe virtytet e tua, prandaj dhe unë dashuroj me inteligjencë.  Dashuroj atë që i shkon përshtat dijes time., mënyrës së të menduarit se çka është më me vlerë për mua.Aldo qëndronte indiferent, i heshtur, i sikletosur, i bezdisur nga fjalët e Edit.-” Ky qenka njeriu që mishëroka në vetvete tërë ligësitë e çuditshme të njerëzimit”! Po ti, ke rënë pre e ndonjë trilli të imagjinatës?Pse nuk merr pjesë në bisedat tona?- ndërhyri një i ftuar që e kishte në krah .Thjesht jam i lodhur,- u përgjigj prerë Aldo.-Ja , po them se dashuria është e bukur dhe bukuria soditet me sytë e mendjes. Edi, dëgjo çfarë tha ky djali!  Pa hë, ta dëgjojmë!  ” Dashuria është e bukur dhe bukurinë e shoh me sytë e mëndjes.  Kush e tha? Ai me xhaketë dalëboje?- ironizoi Edi. Epo  unë nuk jam i pasur si ti,- i tha Aldo me një vështrim të humbur në boshllëk.  Ti je i pasur në mendje Aldo,- ia behu Luli . Ti miku im, ke aty thesaret më të çmuara,- fliste duke vënë gishtin në kokë.- Edi i mundur nisi të qeshte i sforcuar.

E mo Edi, që s’u poqe një herë!Ti merr vendime të pa mënd dhe të rrezikshme.S’heq dorë lehtë nga dëshirat e tua,- vazhdoi me një humor tendencioz Luli. Bukuroshja Eni, në atë rrëmujë fjalësh u ngrit e sikletosur drejt një korridori të gjatë, ku në fund të tij ndodhej një banjo e vogël.Aldo pikasi lëvizjet e Edit, vështrimet epshore të syve të tij që lëviznin e nxirnin shkëndija, të cilat ishin të dukshme, di vigjilenca, preçizioni i egërsirës për gjahun e saj.U ngrit me dinakëri duke ndjekur Enin nga pas.U ngrit dhe Aldo duke ndjekur rrugën që bënte Edi.Ndaloi hapin në një ambjent të ngushtë ku ishin vendosur disa materiale pastrimi.U dëgjua zëri i Edit , i cili kumboi në atë ambjent të hapur. Mund të të shoqëroj bukuroshe?- mori një pozë qesharake.Iu afrua me një gotë rakie në dorë.Ajo u drodh e tëra nga frika. Nuk pandehu se dikush ndodhej pas saj në ato momente.  Asnjëri nuk tha se dashuria i jep kuptim jetës,- vazhdoi Edi. Tingujt e muzikës përziheshin me zërin e tij lajkatar e bezdisës, të cilat shpërndaheshin furishëm në çdo skaj të atij ambjenti.- Si quheni bukuroshe?- heshtje. Ju lutem largohuni! Besoj se quheni Afërdita.  Jo, – i foli prerë dhe e nervozuar.Mendoi t’i priste hovin.  Po sikur të them të  dalim pak jashtë nga ky ambient i zhurmshëm, si do veproje?  Ju lutem largohuni!Siç e shikoni po shkoj në një vend ku nuk mund të futen dy persona.. Sigurisht për të dashurit ka vend kudo!  Si, unë e dashura juaj?  Është tjetër dashuria e tjetër kënaqësia bukuroshe.  Unë nuk jam nga ato monstra po mu largo!  Pse të pëlqen jeta e vetmuar? Është vrastare,ajo të thith aromën e heshtjes të mbarsur me vetmi.Nuk ke qejf të gjesh kuptimin e jetës njerëzore? Ajo pa dashurinë shndrrohet e pakuptimtë.-Ktheu dhe një gllënjkë si për të marrë vrull, për të kapërcyer hendekun e heshtjes.Me një lëvizje të ngathët të krahut, e la gotën e rakisë duke parë bulzat e ajrit që pluskonin e shuheshin ngadalë në lëngun e kristaltë. Shko gjej prehje diku tjetër!- Vazhdonte ta injoronte.- Të lutem largohu, apo do të të them shporru! Mos harxho kohën kot me mua.- Fjalët e saj të akullta ishin të drejtpërdrejta, përpjekje për ta larguar.Eni tentoi të futej në banjë. Arriti të bënte një gjysëm hapje të derës .Ai vendosi këmbën e djathtë duke mos lejuar më hapjen e saj të plotë. Po qe për forcë , mos e provo me mua, se del e humbur keq.- Enit i shteruan forcat. , Këmba e saj nuk po i bindej më. Mos i jep shumë rëndësi vetes! Mos u shkri nga kënaqësia kur të tjerët të admirojnë.! – Ai arriti të shpërthente derën. Eni ktheu shikimin nga dritarja e vogël e banjës. E vështronte , e studionte me vemendje duke shqyer sytë tek xhami gjysëm i thyer. Mundi të afrohej dhe më pranë dritares.Mendimet i regëtinin larg. Këto tinguj muzike nuk të prekin akordet e fshehura të shpirtit? Nuk të ngjallin dëshirë? Më ngjallin neveri, ato edhe ti!- vuri re buzëqeshjen e tij të ngrirë në buzë. Pse shtiresh sikur nuk do? Askush nuk më ka refuzuar deri më sot, apo ndjen veten të paaftë për të arritur deri tek zemra ime?- Ik mor plehër! Nuk besoj se e ke seriozisht këtë refuzim.  Ik o njeri i neveritshëm! Ditke t’i fshehësh mirë ndjenjat. Afroi të ngjeshte tek ajo buzët e tij të rrudhosura. Eni, me thonjtë e saj të gjatë e të mprehtë i çorri keq faqen në thellësi deri në gjakosje. Si, do luftë? Ta rregulloj unë tani!- U hodh si një tigër mbi të , si ato në mitologji duke skërmitur dhëmbët me sy të çaplyer,me një egërsi të paparë.Filloi ta zaptonte me egërsi. I grisi fustanin në gjoks pa mundur t’i ngrinte nga poshtë.U bë një shkëmbim goditjesh me grushta.Zemra e saj gati po pushonte së rrahuri.E pa jetën e saj ti rrëshqiste para syve për një çast.Kundërshtonte duke klithur.:   Ndihmë- ndihmë!- u dëgjua zëri i saj i mprehtë dhe çjerrës që ushtonte , por mundi të dëgjohej vetëm në korridorin e gjatë dhe jashtë ambjenteve të festës.Arriti ta mposhtëte përdhunuesin , por pa arritur të kontrollonte veten.Ulërimat e saj prishën heshtjen e natës. ” mos- moos”! – Aldo nxitoi pasi dëgjoi klithmat dhe zhurmën shpërthyese të derës.  Largoi copat e thyera të kasës dhe derën që varej e mënjanuar gati në rrëzim.Nxitoi të shpëtonte Enin nga kthetrat e atij përbindëshi. Largohu mor qen!Lëshoje se të vrava! – Vendosi dorën mbi supin e tij duke e tërhequr nga vetja.Por, me shpejtësinë e dritës, arriti të shihte Enin tek fluturoi , si një zog krahkëputur , nga ajo dritare me xham të thyer. Pse, kjo ishte zgjidhja më e mirë për ty? E ironizoi Edi krejtë qetësisht i patrazuar fare.  Mos, mos vrasës çfarë bëre!?- E kapi nga këmisha sa i këputa dy kopsat e saj. Ik, mos më prek!-Iu drejtua pa kurrfarë ndjenjë faji.- Një zhurmë mbuloi gjithësinë e banuar të cilët e ndoqën në ethe këtë ngjarje të jashtëzakonshme.Britmat e saj u shuan shpejt. Nuk u përsërit më asnjë thirrje Ndihmë-. Aldo zgjati kokën të shihte nga kati i katërt ku ndodhej. I dukej sikur shihte shembëlltyrën e saj të ndritshme në fluturim.Ndërsa Edi si i djallëzuar që ishte,nxitoi brenda  ambjenti festiv duke thënë:  Muzika, ndalo! – iu drejtua Lulit, – E vrau ai leckamani bukuroshen!Ai i heshturi, ai e vrau! – Drejtonte gishtin nga vendi ku ishte karrikja e saj bosh …Dëgjoheshin trokitjet e këpucëve të Aldos, i cili kapërcente shkallët nxitimthi duke bërë thirrje për ndihmë. E ngriti vajzën në duar duke bërë kërkesë për emergjencë. Ambulanca, po vdes një vajzë e re! Dëgjoni njerëz? ……Sytë e tij bojë hiri i mbuloi një trishtim i pafund…