Dritan Demiraj vjen nga SHBA/ Aleati i NATO-s dhe shefi i Komandove: Ata që e duan me zemër Atdheun, të jenë në tubimin e 2 marsit

598
Sigal

Ish komandanti i Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare  Dritan Demiraj: Kushdo që e do me zemër Atdheun, të jetë në tubimin e 2 marsit

 Ish komandanti i Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare  Dritan Demiraj, i është bashkuar thirrjes së Presidentit Ilir Meta për manifestimin mbarëkombëtar të 2 marsit. Dritan Demiraj bën me dije se ka mbërritur me shumë bashkëkombas nga shtete të ndryshme të SHBA, “për t’ju përgjigjur thirrjes së Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ilir Meta për shpëtuar demokracinë dhe për të mos lejuar vendin të kthehet 30 vjet prapa”. Kushdo që e do me zemër vendin, të bashkohemi në mitingun paqësor të datës 2 mars në orën 17:00 në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë njëlloj siç e mbrojnë dhe qytetarët amerikanë Kushtetutën e SHBA-ve”, ështe thirrja e Dritan Demiraj, i cili shkruan: Të nderuar bashkëkombas! Situata politike në Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë më keq se sot. Vendi po futet në diktaturë dhe sot më shumë se kurrë është mundesia e fundit për të reaguar. Rilindja, pasi mori të gjithë pushtetet ekzekutive, legjislative, gjyqësore, mediat, me PPP-të, kanabizimin e të gjithë vendit, etj tani ka vendosur që të shkatërrojë dhe gurin e fundit të shtetit shqiptar: Kushtetutën e Shenjtë të Republikës së Shqipërisë. Prandaj, së bashku me shumë bashkëkombas nga Neë Yorku, Neë Jersey, Michigani, Chicago dhe Bostoni kemi ardhur në Shqipëri për t’ju përgjigjur thirrjes së Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Z. Ilir Meta për shpëtuar demokracinë dhe për të mos lejuar vendin të kthehet 30 vjet prapa. Megjithëse sot Presidenti Meta kishte një ditë shumë të ngarkuar, përsëri më dha mundësinë dhe kënaqësinë që ta takoja në zyrë. Ne kemi ardhur nga Amerika, po ju vëllezër dhe motra do na bashkoheni? Kushdo, që e do me zemër vendin, të bashkohemi në mitingun paqësor të datës 2 mars në orën 17:00 në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë njëlloj siç e mbrojnë dhe qytetarët amerikanë Kushtetutën e SHBA-ve.