Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas takimit të Ramës në Milano me emigrantët dhe administratën e tij.
Xhaferri është shprehur se të rinjtë që mbanin banderolën u nxorrën dhunshëm nga salla nga mercenarët e Rilindjes që ishin pjesë e ekskursionit të patronazhistëve drejt Milanos me taksat tona.
Reagimi:
Mjaftoi një banderolë me mbishkrimin “Dua të votoj në 2025” që të sfumonte koncertin e Ramës në Milano që i ngjasonte mbylljes së fushatave tallava të Rilindjes në 14 Maj.
Të rinjtë që mbanin banderolën u nxorrën dhunshëm nga salla nga mercenarët e Rilindjes që ishin pjesë e ekskursionit të patronazhistëve drejt Milanos me taksat tona.
Nuk ka tallje me të madhe për diasporën se këto takime kur ende shqiptarët kalojnë me gomone kanalin e La Manshit në 2024 drejt ëndrrës angleze teksa Borati i Surrelit bredh me charter me tufën e tij të eunukëve si Gadafi dhe Mubaraku.
Takimet me diasporën duhet të jenë foltore ku kryefjalë të jenë hallet e mërgimtarëve dhe jo shoë i Kryehipokritit dhe mercenerarëve të tij, që janë tallur si pak kush me mundin dhe djersën e emigrantëve, të ardhurat e të cilëve mbajnë në këmbë ekonominë tonë që Edi Rama e ka kriminalizuar.
Nuk ka tallje më të madhe për një emigrant që ka 30 vite që punon me ndershmëri se sa kur Edi Rama në emrin e tij kërkon të bëjë amnistinë e parave të narkotrafikut.