Final 4/ Luhet sot finalja Partizani – Egnatia në ‘Air Albania’, nis futja e tifozëve në stadium

27
Sigal

TIRANË – Partizani dhe Egnatia luajnë këtë të diel në orën 19:00 në “Air Albania” pë finalen e madhe të sezonit në Superligë. Sipas skemës “Final 4”, këtë mbrëmje do mësohet edhe skuadra fituese e Superligës për edicionin 2023-24.

Në stadium pritet të jenë afro 10 mijë tifozë, ndërsa ka nisur futja e tyre për në impiantin modern të kryeqytetit. Partizani kërkon titullin e 18-të për të mbajtur fronin, ndërsa Egnatia trofeun e parë në kampionat.

Për të ardhur deri në këtë pikë, Partizani kaloi Skënderbeun në gjysmëfinale, ndërsa Egnatia kaloi Vllazninë.