Tentoi të vjedhë 2 makina, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

26
Sigal

Një person është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se 50-vjeçari me iniciale A.A ka tentuar të vjedhë dy makina në durrës. Gjithashtu ai ishte i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen e 2 automjeteve. U kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur 2 automjete, pas mesnate, vihet në pranga 50-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në terren, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë konstatuar pas mesnatës, në lagjen nr. 4, një shtetas që po tentonte të vidhte 2 automjete.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin:

A. A., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.