Ylli Dylgjeri: Ku janë 1 milion shqiptar?

62
Si nuk të paskan ikur Ty Edvin Rama 1 milion shqiptar gjatë Qeverisjes?
Po çfarë pronove Ti që të pranosh ikjen masive?
Ja ku i ke O mashtrues!
Vetëm në familjen time kanë ikur të dy fëmijët, dmth 50%.
Femijët e të afërmve janë të tërë jasht, o në Greqi e deri në Australi…
Po Ty vetëm personat në kërkim të Operacionit Metamorfozës të ikën 38 nga 50 fletë arreste!
Ty të iku i gjithë ekipi hajdut i Inceneratoreve!
Në fund ty të iku Zv/KRYEMINISTRI Ahmetaj, dmth iku 50% e kabinetit e mbete Ti!
Apo se tu kthye vëllai Ty nga SHBA, e i punësove këtu me thjeshtra e pleshta!
Apo se ke sot në pronësi Abi Bank e mbi 200 milion që ti llogariti OSBE para 10 viteve!
Si nuk iku rinia?
Ti i ke spitalet bosh nga mjekët.
Ti i ke auditoret bosh nga studentët.
Ti i ke arrat bosh nga bujqit.
Ti nuk ke nëpunës për Ministri, po del Gonxhe me qiri!
Ti nuk ke as barinj e as bagëti.
Ti nuk ke rini për rekrutim
në ushtri.
Ti kërkon filipinez për ndërtim.
Ti nuk ke meshkuj për të shtuar popullsi e po kërkon farë për surrogaci!
Ti ke bllokuar dhe publikimin e rezultateve te censusit sepse të kanë dalë me pak banorë në Shqipëri edhe se sa votuesit e zgjedhjeve të fundit.
Në fund,
Ti edhe mitingashët i gjen në perëndim.
Sigal