“Kurrë mos i beso një njeriu i cili shkruan më shumë se sa lexon!”

621
Sigal

Nga Klodi Stralla

Tani që kohën e kemi më me bollëk se zakonisht, duke gërmuar në bibliotekën e babait për të gjetur ndonjë libër interesant për lexim, hasa Samuel Johnson-in (1709-1784), ose siç njihet ndryshe në letërsinë angleze – dr. Johnson, dhe u habita tej mase nga diapazoni aq i gjerë i interesave të tij për dijen: poet, eseist, biograf, përkthyes, pamfletist, gazetar-botues dhe kritik letrar, një varg i gjatë veprimtarish dhe prirjesh gjatë jetës të tij 75 vjeçare.
Kritika letrare e cilëson si komentuesin më të mirë të Shekspirit; gjuhëtarët si hartuesin e Fjalorit më të mirë të gjuhës angleze (1755). Esseistët e konsiderojnë si një prej vëzhguesve më të hollë të zakoneve, virtuteve e veseve njerëzore.

Por ajo që më bërri më shumë përshtypje, në njërën prej thënieve të tij, ishte shprehja që kam titulluar statusin: – “Kurrë mos i beso një njeriu i cili shkruan më shumë se sa lexon!”

Kjo sikur më pickoi edhe mua që, me shkrime këtu në fb, sikur e kam tepëruar dhe kam lenë pas dore leximin, aq të dashur e të dobishëm. Mbase dr.Johnson ka të drejtë!