Meta takon kreun e Partisë “E Ardhmja”, zbardhet tema e diskutimit

59
Sigal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë “E Ardhmja”, me liderin e kësaj partie, Prof.Ahmet Davutoğlu.

Meta shkruan në rrjet se e falënderoi për kontributin e tij historik në mbështetje të Pavarësisë të Kosovës dhe njohjeve të saj si ish-Ministër i Jashtëm dhe ish-Kryeministër i Turqisë.

“Në këtë moment të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës vlerësuam se sa shumë i ka shërbyer pavarësia e Kosovës stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Theksuam rëndësinë e forcimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe rëndësinë jetike të reformave europianizuese.

Ramë dakord për forcimin e marrëdhënieve midis dy partive tona dhe rëndësinë e rritjes të kontributit të opozitave në të dy vendet për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si bazë jetike për mirëqenien e qytetarëve tanë!”, shkruan Meta.