Suplementi Pena Shqiptare/Lela Dardha Kokona: Pendimi

523
Sigal

– Pjesë nga romani

…..Fillimi për mua ishte shumë i vështirë. Kalova goxha kohë pa punë. Së fundi gjeta një shteg tepër të ngushtë për të mos u endur më, – heshtje dhe një frymëmarrje e rënduar. – E cili qe shtegu që të çoi në rrugën e duhur Mira? – pyeti sakaq” Bela. – Shtegu që më çoi në …,- ajo përpiqej që ta mbushte atë hendek që ekzistonte ndërmjet tyre. Fliste me një ton të ftohtë e të pezmatuar.- – Dëgjo Bela, ishte heqja dorë nga pritshmëria dhe shpresat e mia duke zgjedhur një jetë më të mirë e jo endacake. Humba nderin Bela. Përpjekja për të qenë më mirë , më ka bjerrë virtytet .Për një kohë të gjatë asgjë s’më gëzonte,as muzika, të cilën e pëlqeja aq shumë. – Si? Me vetëdije apo…?- mblodhi vetullat duke i hedhur ca shikime zhbiruese, me një pamje agresive e me një zë disi më të lartë habitës. – Pothuaj e vetëdijshme. – Sytë e Belës u krodhën akoma më thellë brenda zgavrave të saj. – Kudo ku gjeja ndonjë punë edhe si sanitare, më kërkonin të njëjtën gjë, nderin. Sëfundmi u punësova në një klinikë dentare, në një laborator protezash. Pas pak kohësh,doktori, pronari klinikës, filloi të më komplimentonte mënyrën e të veshurit, krehjen e flokëve, shijet e mia. Atë ditë po punoja e qetë në ambjentin tim, kur dera u hap dhe hyri në mënyrë solemne doktori. Shkoi te tryeza , mori shishen e konjakut, mbushi një gotë dhe e ktheu me një lëvizje të stërvitur. Më hodhi një vështrim ngultas e më tha: – Ti ke arritur deri këtu ku je, me forcën e mëndjes e të shpirtit tënd. Ke tërhequr vëmendjen e njerëzve që të rrethojnë. Je një person i llastuar, me sa duket nga hiret e tua të bukura.- Kuptova se ai kishte pirë. – I vlerëson njerëzit sipas gjykimit tënd. Mënyra sesi një njeri flet, shërben si masë për vlerësimin e tij. Të ngjall vlerësim eleganca, ose përbuzja kur është njeri i rëndomtë,- i thash. – Gjuha jote brisk, tregon se asnjëherë s’ke qenë në hall për të gjetur fjalën që duhet. – Hë, ç’je zbehur kështu?
– Zakonisht këtë nuancë zbehje kam,- nëpërdhëmba pasi isha në përpjekje për të rregulluar një protezë. – Po, Po kur them që je zbehur, dyll, si lule kungulli je bërë. Mos ke qenë sëmurë natën ? Dukesh sikur ke lënguar prej ditësh… Mos vallë ndonjë sëmundje mëlçie, hepatit apo verdhëza si i thoni ju shqiptarët? – Pse po ma ndjell tersin doktor?- më bëri shenjë me dorë, ” çohu”!
– Si? – Po më shqetëson shumë kjo pamja jote! – Ju falenderoj për merakun që tregoni për mua,- ja ktheva,- por jam shumë mirë siç e sheh! – Ra në mendime. Vështroi telefonin i shqetësuar duke mërmëritur.- E di çke ti, hajde të bëj një injeksion qetësues. -Fliste dhe sytë i xixëllinin. E shihja thellë sesi sytë e tij tepër të çuditshëm dukeshin se po veniteshin. Vërdallosej të turbullonte ujërat e të më çorodiste shpirtin.  Mori sërish një gotë konjak për të ripërtërirë fuqitë e tij. – Hë, lëviz de! – Më duket doktor se je mësuar tua imponosh vullnetin tënd të tjerëve. – Jo, shoh aftësitë e tua për të mohuar vetveten. Kush di të bindet di dhe të ….komandoj po them . – Mos donit të thoshit se di të nënshtrohet doktor?  S’jam aspak e sëmurë, po them se ndjehem mirë. Jam frikacake, si duroj dot. Më kanë bërë një herë reaksion e tani dridhem kur e kujtoj. Shkova der në buzë të varrit,- u përpoqa të kundërshtoja. – Mos kundërshto, – më tha. – Qenka njeri imponues!- shtoi Beti. – Jo, ishte pija që ia impononte të ishte i tillë. – Pastaj ç’ndodhi Mira? -E di si më tha? – Mos vallë s’ke fjetur ngase të thashë dje se do të mbaj njëherë tre muaj në provë, e pastaj shohim? Por unë të thash edhe për mundësi rritje rroge. Në atë çast pikasa lumturi në sytë e tu Mira. – Po, vërtetë u gëzova sa doja t’ju përqafoja si një shpëtimtar .- Doktor, më gëzoi fakti që nuk jeni ksenofob. Ai që është i pajisur me sensin e humanizmit, nuk mund të jetë i tillë, – i thashë, – vazhdonte të tregonte odisenë e saj Mira. – O, atëherë nuk je vonë Mira! Hë hidhu , ja ku jam! – psherëtiu i lehtësuar. Atëherë kuptova se isha adhuruesja e tij. Duhet të kesh sy të mprehtë të shohësh rreth teje një kurorë drite e cila dikur nuk vezullonte kaq fort nga çështë sot.- Sytë e tij filluan ti shndrisnin mes zbehtësisë së fytyrës. Dukej se vetëdija e tij ishte paralizuar. – Pse po më vrojton aq shumë doktor? – Po të vrojtoj se më duket se mbeta nën ndikimin magjepës që buron nga bukuria jote,- fjalët e tij më prodhonin ca ndjenja rebeluese. Më dukej sikur përdorte ato simbole fyese të një sundimtari për të nënshtruar me atë fuqinë e tij. Filloi të binte në një gjendje të habitshme . E di si më tha pas gjithë asaj vërdallosjeje? – Kur erdhe ditën e parë, pikasa sesa e zonja je për ti bërë ballë çdo llojë pune, apo veprimi. Ndjeva se ti kishe nevojë për dhimbsurinë time. Atëherë vuaje ti, tani po vuaj unë.- Edhe se ishte i dehur fliste qartë e rrjedhshëm.-Ja këtë bënë rastësia, mbreti i botës, nuk thonë kot, na bashkoi. Qeshte i entusiazmuar sa i dridheshin supet.Shtiu gishtin në vesh e kruajti. – E çdo na bjerë shi më duket! Tani, mbylle derën kryesore se ….- Në fakt, ai kishte vërtet një hir dhe finesë të pashoqe, por kurrë nuk pata atë ndjesi si ai. Besova verbërisht në bujarinë dhe drejtësinë e natyrës së tij njerëzore. Por mbi të gjitha, më vonë mësova se ai ishte i martuar dhe me fëmijë.Ishte shumë më i madh se unë . – Vërtetë?  – Po.Pak kohë pasi u lidha me të mësova të vërtetën e tij. – U tundove Mira ? – E di ti se në çaste mërzitje njeriu i kërkon këto momente hareje? – Dhe? – Dhe pranova Bela. – Si munde të pranoje një gjë të tillë  Mira?! – Ishin momente tundimi Bela.Nuk mund të them se përdori forcën e një burri, por nuk po shkëputej dot nga ajo ndjesi. Arsyetimi im ishte mbi peshën e paduruar të të jetuarit. Po jetoja në një vetmi të dhimbshme. Isha një vajzë e re e mbyllur  në botën e vetmisë. Nuk mund të gjeja më forca për të ndryshuar realitetin. Kështu vazhdoi  kjo lidhje për një kohë të gjatë, derisa një pasdite më priste në parkim një grua mjaft e shqetësuar: – Ti je Mira, ajo vajza shqiptare?
– Po, – u përgjigja e habitur. – Jam gruaja e Frankos,- më tha.- Respektoje burrin tim por jo ta duash, se e dashuroj unë prej shumë vitesh!  -Sytë e saj të çaplyer e të skuqur po mundoheshin të lexonin brendinë  time pa i ulur qepallat fare. – Sa e pacipë që qenke o njeri! – Vazhdoi të qëndronte në qetësinë e saj. – Sa me kurajo të madhe kërkon të bësh atë që don! Të është mbushur mendja se paske të drejtë mbi çdo jetë mashkulli që i pëlqen syri yt për vetëkënaqësi. – E tmerrshme, ajo kishte të drejtë Mira! – Po, më dolën djersët e helmët. Atëherë kuptova se po shkatërroja një familje, por padashje. Tentova ti thoja se nuk e dija, por sigurisht që nuk do të më besonte…