Me pëlqen të fle në pyll mes ahishteve!
Të fle si fle një endacak në rrugë!
Më pëlqen të fle neë një anije nëpër det,
si marinar i çmendur mes dallgëve.
Më pëlqen dhe zemra e fëmijës ,
loti i nuses ditën e martesës.
Më pëlqejnë gratë me trupin e bukur,
me erën e parfumit, kur vrapojnë pranë meje,
që shkon deri në frymëmarrjen e fundit, që
të ngroh dhe të ndez nn një çast dlirësie,
më pëlqejnë guzhinat e ngrohta,
dhe rrugët e bukura të
Romës!
Teksa vijnë
gra dhe vajza nga e gjithë bota.
Më pëlqejnë
në rrugë te dashuruarit;
puntorët kur ndrrojnë turnet e natës.
Pastruset tek zhurmojnë në kazanin e plehrave,
Më pëlqejnë thirrjet për liri në Gaza!
Më pëlqejnë sytë e bukur të vajzave.
Më pëlqen të ngjitem në një majë Mali!
Më pëlqen të vdes dhe të digjem nga malli.




















