S’ka më mirë se ky sistem
që prej vitesh na vjen rrotull!
S’ka më keq se të jesh qengj!
S’ka më keq të jesh popull.
Ky sistem është shumë i mirë
se po mbush vendin me pleq!
Varfëria ri këmbëkryq.
Me vetvrasje s’jemi keq!
Ky sistem na hapi sytë.
Mbrapa mbeti koh e Hoxhës.
Nga kasollet e barinjve
tek laboratori drogës.
S’ka më mirë se ky sistem
që delen e kthen në dash!
Toka që mbillnim me grurë;
sot i kemi me hashash.
Ky kapitalizmi ynë
është i mirë e s’ke çi thua:
Shkenca ka ecur përpara;;
ngrysesh burrë e gdhihesh grua!
Ky kapitalizmi ynë
është dukur që në mëngjez.
Sa kushtonte dje një pulë
sot kushton një kokër vezë.
Vijnë ushqimet që së largu;
nga Brazili hahe-hane.
Nisen zogjë e mbrijnë pula;
mbrijnë pula veteran.
Ky kapitalizmi ynë
na çudit në mes të ditës,
se vetëm tek neve gjen
në dy veta tre grabitës.
Drejtësia flet së prapthi
edhe la kokrën e namit.
Për 700 e ca miljonë
i ranë në qafë Fullanit!
Ky sistem kaq njerëzor
ka gjithmonë një xhep të pasëm.
Mund të vjedhësh edhe bankën
E të dalësh i pafajshëm!
Si lanë xhanëm Fullanin
të nuseronte si nusja.
Shyqyr që u vërtetua
se hajdute qe pastruesja.
Drejtësia dha të drejtën
se për pak i doli boja!
Po shyqyr u vërtetua;
që në bankë kish vjedhur roja.
Drejtësia dha të drejtën
se në ujë desh bëri brimë.
Vonoi, por nuk harroi
se Fullani qe viktimë.
Vetëm në këtë sistem
vritet burri për një cicë.
Vetëm në këtë sistem
kemi kurva me shumicë.
Ky sistem ka shumë modern,
plot me kremra e buzëkuqe,
ngrysesh plakë plot me rudha.
Ngrysesh plakë e gdhihesh nuse.
Ky sistem na hapi sytë,
dhe s’na la asnjë çikë bojë!
Çdo shtëpi me 10 dyfeqe
çarmatimi të na rrojë.
Ky kapitalizmi ynë
Asgjëkund nuk është parë kurrë!
Sapunin e merr për djathë.
Mu….tin ta shesin për grurë.
Ky kapitalizmi ynë
jetën kudo na i ndrin;
e la mbrapa Amerikën
e la mbrapa Gjermaninë.
Ky sistem na gjeti mendjen
dhe se prapthi dhe së koti.
Populli gjithmonë në resht
Politika pas t’ja ngopi…




















