Suplementi Pena Shqiptare/ Ismail Xhaferi: Vonesë

U vonua prilli se binte dëborë,
u vonua hëna se dolën ca re,
u vonuan yjet se ish ditë e gjatë,
u vonove ti nuk e di se pse?!

Vonuan petalet të binin përtokë,
se era që frynte ish erë shumë e lehtë,
u vonuan zogjtë diku mbi një krua,
u vonua lumi të mbërrinte në det.

Sigal

U vonua endrra se ti fjete vonë,
u vonua pjergulla pas rrushit të zi,
të zgjatej ngadalë në mbrëmjet e vona,
të kapte pak duart tek lisi karshi.

U vonuan retë diku nëpër male,
(një ëndërr e bardhë m’u ul’përmbi sy)!
U vonove ti të vije tek unë,
u vonova unë për të pritur ty .

U vonua shega të çahej në buzë.
U vonua shega e nuk ra përdhe,
u vonua vjeshta në rrugët me gjethe,
u vonove ti nuk e di përse?!