(Ciganët)
Ne nuk bëjmë parti,
se s’duam pushtet,
por jetën e shkojmë,
me këngë e gërnet.
Edhe pse të varfër,
dimë ta bëjmë qejfin,
dhe nuk na plas fare,
kush e ka pushtetin.
Rritur me mjerim,
por dhe me muzikë,
nga asnjë sëmundje
ne nuk kemi frikë.
Tingujt e klarinës,
na zgjojnë që pa gdhirë,
jemi fukarenj,
po njerëz të lirë.
Gjëmon klarineta,
në sheshe, në rrugë,
me një shportë që shesim,
blejmë për një javë bukë.
Nuk duam doktor,
nuk duam ilaçe,
për të ngrënë 10 veta,
na mjafton një paçe.
Zbathur përmbi baltë,
zbathur përmbi gurë,
luks dhe salltanete,
ne nuk duam kurrë.
Sot që kemi hamë,
sot që kemi pimë,
se çdo ndodhi nesër,
nuk duam t’ia dimë.
S’duam pasuri,
s’duam salltanete,
se në botën tjetër,
s’marrim gjë me vete.
Në kasolle flemë,
dhe presim mëngjesin,
në kasolle lindim,
në kasolle vdesim.
Hamë atë që kemi,
çfarë shtëpia ka,!
aty puthim burrat,
aty flemë me ta.
Në buzën e lumit,
na shkoi kjo jetë,
trungun e një shelgu,
bëjmë tualet.
Në kasolle dimrit,
shtrirë në bar në verë,
e gjithë jeta jonë,
aheng i paprerë…