Suplementi Pena Shqiptare/ Hyskë Borobojka: Të gjithë në aktivitet, pikë, copë!

331
Sigal

Nga Hyskë Borobojka

Kryetari i njërës nga bashkitë e mëdha të vendit zoti Dule Dërdyli akoma sishte ngritur nga shtrati, kur buçiti zilja e celularit të tij.. -Alo! Po unë jam kryetari Dulja.  Si si, do të vijë një ekip ambasadorësh dhe emisarësh nga Evropa, që i shoqëron vetë kryeministri me disa deputetë ? Ky lajm i papritur në kohë të mirë e shqetësoi aq shumë, sa filloi t’i binte një ngjyrë limoni e t’i dridhej celulari në dorë dhe psherëtiu: -Mos more se më fike! Pastaj se ç’i tha ai në celular dhe kryetarit i ndriti fytyra dhe iu përgjigj: -Ah! Nesër! Po folë mor i uruar, se ma bëre gjakun ujë. Si s’marrim masa.Do të marrim që ç’ke me të! U vesh dhe u mbath me të shpejtë dhe pa ngrënë mëngjesin, si njoftoi dhe sekretaren të vinte me një herë, frymën e mbajti në bashki. Akoma s’kishte mbritur te dera e zyrës- së tj kur mberriti sekretarja – Lajmëro drejtorët e përgjësit e sektorëve të vijnë në zyrën time, se kemi një problem me shumë rëndësi për ta zgjidhur! E urdhëroi sekretaren pa i thënë as mirëmëngjes. Sekretarja u bë gati ta pyeste se cili ishte problemi, por kryetari ia preu dhe i tha| -Zbato urdhërin Pikë, copë,të them! Urdhëri i kryetarit u zbatua me njëherë dhe të gjithë drejtorët dhe përgjesit, njëri pas tjetrit kapërcyen prakun e derës dhe hynë në zyrën e madhe të kryetarit. -Erdhët zotërinj, zonja e zonjushe, – u tha me zë të ngrohtë të porsa ardhurve dhe, si mori një pozë serioze, vazhdoi: U kam thirrur që t’u ve në dijeni se nesër në bashkinë tonë vjen një ekip ambasadorësh dhe emisarësh nga Evropa të shoqëruar nga kyetari i qeverisë dhe dy deputetë. Prandaj të dashur, zonja, zonjushe e zotërinj,çështja ka shumë rëndësi. Prandaj lini çdo punë dhe të fillojmë pregatitjet në të gjithë sektorët që mbulon bashkija jonë, që t’i dalim të keqes përpara! Pikë, copë u them Të gjithë heshtën duke  miratuar fjalët e tij, ndërsa njëri që kishte zënë vend te dritarja, iu përgjigj: -Po unë, zoti kryetar të gjithë puntorët i kam çuar për të regulluar  shkolën që përuruam dy ditë më pare dhe të tretën u rrëzua.. -Oj, oj dhe ky- foli kryetari më qesëndi. Iu afrua aq afer sa maja e hundës së tij gati të puqeshin me sytë e tjetrit dhe i çfryri:. -Se ne, zoti Taqo, sipas teje s’paskemi punë. Të lutem shumë hiqi puntorët nga shkolla dhe veri të pastrojnë rrugët e trotuaret dhe me të ikur ekipi qëveritar dërgoji prapë në shkollën e rrëzuar! Pikë, copë të them. -Unë, o zoti kryetar, që ekipi nga Evropa të lënë sytë dhe mentë them të bëjmë një lulishte para bashkisë! – foli njëri nga të thirrurit. -More zotni-e kundërshtoi tjetri,- Ne kemi nja dy a tri lulishte në qytetin tone! -Kemi,kemi, por ato emrin kanë lulishte se lule nuk kanë!- e kundërshtoi ai. -Të bëhet me njëherë dhe të lulëzojnë në të 20 lloje lulesh që nga ato me erë të mirë, si trëndafilat, karafilet, manushaqet, borziloku e me radhë që t’u përkëdhelin mukozat e hundëve pjestarëve të ekipit. Pikë, copë të them – sqaroi kryetari. -Atje në zyrën time pikon çatia, zoti kryetar! – foli tjetri. -Por ti mos rri nën pikën e çatisë. Lëvize tavolinëne karriken një çikë më tej! E porositi kryetari -Dakord, zoti kryetar, por larg qoftë vjen ndonjë nga antarët e ekipit qevritar apo ambasadorët e Evropës dhe i ngre sytë nga tavani, që eshtë bërë nga pika si harta e Kongo Brazivilit! -Prandaj që tani merr vurcën e lyeje. Apo prêt që kryetari të më urdhërojë mua ta lyej, ashtu si urdhëroi një kolegun tim të lyente shkallët. Sa për pikën e çatisë  thuaji inxhinerit nga ana ime të dërgojë një usta të zotin, jo ndonjë kërpaç që hipin në çati ze një pikë e hapin tri të tjera, Pikë, copë të them!  Pastaj iu drejtua një gruaje, që po shënonte diçka  në fletore: -Dëgjomë mirë ti që mbulon sektorin e arsimit! -Urdhëro, zoti kryetar,- iu përgjigj ajo -Kam vënë re se sipër portës së shkollës së mesme, në atë parullën, që thotë: “Ruaj nderin e shkollës” ka rënë gërma e pare e fjalës së dyte dhe lexohet: “Ruaj derrin e shkollës” Prandaj të gjendet gërma “N” e të vihet që tani në vendin që i takon! Pikë, copë të them!  Apo prisni që ekipi qevritar të thotë: “Ti zoti kryetar kë ruan “derrin e shkollës” apo “derrin e bashkisë!?” Ajo u bë gati të shkonte për të regulluar parullën, por kryetari i tha: .-Prit, se kam edhe një porosi tjetër zonja Buqe. Atje në çerdhen e fëmijëve, edukatoret bijen pas llafeve e komentojnë telenovelat dhe i harrojnë kalamajtë mbi bagal. Prit, prit edhe diçka tjetër: Ato rrobat dhe çarçafët të jenë të lara. Disa çarçafë janë bërë si hartat e disa shteteve afrikane! -I vemë të lara, zoti kryetar, por çeku dhe i ndotin! -I ndotin, s’i, nuk dua ta di. Ekipi s’të pyet, prandaj verjauni të lara, sa të jetë nëpër këmbë ekipi dhe me t’u larguar ua hiqjauni përsëri! Pikë, copë të them! Pastaj iu drejtua atij që mbulonte sektorin komunal e të pastrimit -Urdhëro zoti kryetar, këtu jam. –iu pëgjigj ai. -Kam vënë rë, se shumë nga kazanët e plerave s’janë zbrazur e pastruar dhe bijen një erë të keqe aq sa s’e hap dot dritaren e zyrës . Prandaj që tani të thërasish puntorët e pastrimit, jo vetëm t’i zbrasin, por edhe t’i pastrojnë e t’i bëjnë xixë. Pikë, copë, të them. Tjetri u nis të dilte për të plotësuar vërejtjen për kazanët e plerave, por kryetari e ndaloi duke i thënë: -Prit prit se kam edhe një porosi tjetër. Në disa rrugë të qytetit tonë llambat elektrike s’janë ndezur që kur janë bërë zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor. -Mungojnë disa nga llambat elektrike, zoti  kryetar!  Prandaj të vihen që tani. Madje të mëdha 500 e 1000 vat, që të llamburisin.. -I kemi vënë zoti kryetar, por i thyjnë disa të paudhë e të pandërgjegjëshem~-i tha ai. -I thyejnë, s’i thyejnë. ndizen s’ndizen s’dua ta di. Prandaj të vihen që sot para se të vijë ekipi nesër. Pikë, copë, të them. Pataj iu drejtua një zonjusheje sylarushe e belkëputur, që mbulonte sektorin e tregëtisë. .-Dëgjo ti zonjushe sylarushe! Disa lokale i kanë nxjerrë tavolinat e karriket jashtë lokalit duke zaptuar trotuarët. Njoftoji t’i largojnë që tani!  Por këta lokale na paguajnë taksa për zënjen e trotuarëve!- e sqroi sylarushja. -Taksat t’i paguajnë që çke me të, por t’i largojnë tavolinat e karriket nga trotuarët, sidomos nga rruga që vjen ekipi i lartë dhe me të ikur ai, le t’i vendosin përsëri. Pikë, copë, të them! Pas tij kryetari ia nguli sytë Xipe Kasëmit të sektorit të ndimës sociale dhe e urdhëroi: -Ti zoti Xhipe mbush njady qese me ushqime dhe çojau dy familjeve , që vuajnë ekonomikisht. -Zoti kryetar ato s’janë dy por shumë! – i tha Xhipja. -Sikur s’e di unë. Por mësoje nga unë, jo dy lule, por edhe një lule të çelë paralajmëron ardhjen e pranverës. Prandaj bëji gati ushqimet dhe me të ardhur ekipi nisu e ua shpjerë, që të mësojnë si i ndihmon bashkija jonë hjallexhinjtë. Edhe një porosi tjetër: Shtro një drekë dhe thirrë disa fëmijë që prindërit i kanë papunë që të drekohen kur të mbrrijë ekipi! Pikë, copë, të them. Kryetri pasi bëri një rotullimrreth tavonës së tij, sytë i vajtën te nje burrë i gjatë, dy metra pa dhjetë: -Edhe për ty Zymbul, kam një porosi të veçantë!.Veri që sot punonjësit e pastrimit të dizifektojnë stolat në trotuarët e lulishtet, pasi në ta janë ulur e fjetur njërës të infektuar nga agjentët e “Korona Virozës 19”  dhe mund të sulmojë ndonjërin nga antarët e ekipit për ta dërguar o në Spitalin Infektiv apo në qytetin e “ E banesave të përjetëshmë” Pikë, copë, të them Prisni se gati më doli nga mendja. Kam vënë re se qyteti është mbushur plot me qenëri pa zap pa stap. duke filluar nga ballot e mëdhej, bushtrat me këlyshë zagarët e deri te konet e vogla. Madje mora vesh se një balo sa një gomar iu turr një qytetareje dhe ia grisi pantollonën duke e detyrar të bënte dy gjëlpëra, një kudër tetanozit e tjetrën kundër tërbimit. Mos kujtoni se “Korona Virozën 19” e përhapin vetëm lakuriqtë e natës, por edhe qenëria, Prandaj të kapen qentë e rrugëve e të mbyllen në qendrën e sterilizimit,  -Më fal, o zoti kryetar, por qyteti ynë s’ka qendër sterilizimi! – tha njeri prej tyre. -Në s’ka të krijohet që sot. Apo prisni që ndonjëri nga ballot e mëdhej të kafshojë ndonjërin nga anarët e ekipit, që të na marrë historija! Pikë, copë u them. Në të kundërtën të bisdohet me “Shoqatën e gjahtarëve” t’i ekzekutojnë dhe ju t’i groposni në tokë një meter thellë. -Dakrd, zoti kryetar, por kryetari i “Shoqatës së gjuetarëve” na tha për ekzekutimin e tyre proteston “Shoqata për mbrojtjen e kafshëve” – foli njëri nga të pranishmit. -Punë e madhe! – i shfryri kyetari. Sa protesta e qortime na bën bota për veprimet tona, por ne ndjekim vazhdën tone, si pas parimit: “Topi bamb e Muçoja tutje”. Pikë, copë u them!  Kryetari hapi krahët sikur donte t’i përqafone të gjithë vartësit e tij dhe dha komandën e fundit: -Para me hapa vigane, të dashura zonjusha, zonja e zotërinj të nderuar ttë gjithë në aktivitet, për të kryer me sukses ,me cilësi, shpejtësi dhe dinjitet punët operative!. Të githë u kthyen drejt derës për të dalë, kur tingëlloi zilja e telefonit. Kryetarit fillot t’i shëtiste gëzimi në fytyrë dhe thirri: -Ndal! Prapa ktheu! Të gjthë qëndruan në vend -Bobo, do të ketë harruar ndonjë porosi tjetër!-foli dikush, por zëri i tij u mbyt nga zëri i lartë i kryetarit: -Lini çdo punë  e porosi. Ekipi nuk vjen se bashkë me kryetarin e qeverisë e dy deputetë ikën me urgjencë jashtë shtetit për të zgjidhur një punë shumë të rëndësishme. Shpërndahuni në zyra tuaja. Pikë, copë u them.. -Hyftata!- thirën ata, si në kor dhe dolën nga zyra  duke shtyrë njëri tjetrin për të dalë sa më parë, me frikë e datë se mos kryetari i tyre Dule Dërdyli kishte ndonjë porosi tjetër.