Pa drita dhjetëra fshatra të Lezhës, shkak moti i keq

297
Sigal

Edhe pa ardhur dimri, problemet e para kanë dalë. Situata atmosferike është përkeqësuar pasditen e sotme në qarkun e Lezhës. Sipas burimeve, janë rreth 20 fshatrat që aktualisht ndodhen pa energji elektrike prej disa orësh. Mungesa e energjisë rëndon edhe më shumë situatën e banorëve në ato zona, që po përballen edhe me reshje të dendura shiu shoqëruar me erë të fortë. Për sa i përket defektit, OSSHE ende nuk ka njoftuar se sa kohë mund të zgjasë kjo situatë pa energji elektrike.