‘Rrëzohen pemët dhe përmbytet vendi’/ Shteti fqinj goditet nga stuhia e fuqishme, paralajmërohet Shqipëria

352
Sigal

Erëra të forta kanë prekur sot pasdite Italinë, kryesisht rajonin e Romës. Në fundjavë pritet që fortuna të zhvendoset dhe të godasë edhe disa pjesë të Shqipërisë.

Nga erërat e forta në Romë, pemët kanë rënë mbi makina, duke krijuar panik.

Mbi 60 ndërhyrje janë kryer në pak më shumë se një orë në Romë nga policia lokale për shkak të erës së fortë.

Pjesa verilindore e kryeqytetit italian u prek më shumë, me degë dhe pemë që binin në rrugë.

Në “via di Torrevecchia”, një pemë ra duke goditur një makinë të parkuar.

Fatmirësisht asnjë lëndim nuk u regjistrua. Kryqëzimi i “Viaducti Jubilee 2000”, në “via Tiberina”, u mbyll për rreth dy orë për shkak të një peme që ra në rrugë.

Disa pemë u rrëzuan gjithashtu në lagje të tjera,  midis sheshit “ Santa Emerenziana” dhe “Vescovio”. Furtuna me erëra të forta deri në 65 kilometra në orë vazhdojnë të fryjnë mbi aeroportin e “Fiumicino”.

Metereologët kanë parashikuar se shtrëngatat dhe rrymat ajrore do të zhvendosen përtej Adriatikut dhe do ta godasin disa pjesë të Shqipërisë.

Autoritetet vendase kanë paralajmëruar shira të rrëmbueshëm dhe kanë bërë thirrje për marrjen e masave paraprake.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar sot letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot me reshje të shumta shiu.

Letra u është nisur prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorëës dhe Gjirokastrës.

Duke cituar të dhënat e IGJEUM, theksohet se në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të sjellin edhe përmbytje.

Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja.

Apeli shkon për marrjen e masave në mënyrë që të parandalohen situata të rënda