Kohë kam, që natën s’fle dhe shoh
si zbresin kollarisur gjer mbi det,
karvanë yjesh të ndezur si fenerë
mes territ të sfyngjertë që i tret.
Kohë kam, që natën më nuk fle!
Dua t’ju shoh në sy,
por është veç terr.
E SHËMTUARA .
Fliste dhelpra bishtgjatë
nga mëngjesi gjer në darkë.
Kam parë botës, ç’nuk kam parë;
për të qeshur e për të qarë.
Po më të shëmtuara sigurisht
ishin ca kafshë pa bisht.
NJË MIKE
Një mike, që dua shumë,
ç’ma solli zoti në gjumë!
Ehhhh, sa gjatë kisha pritur:
Herë fjetur, herë dremitur.
Ma solli, siç ma pat’ ënda
po ma la natën, pa ëndrra.
Tani, që po e mbaj në duar
Frikë të fle, frikë të rri zgjuar !






















