I hodhi vjeshta gjethet prap,
dhe qielli u mbush me re.
E ndiej kaq shume mungesen tënde,
S’e di ku je, s’e di ku je?
Serishmi gjethet u rrëzuan,
dhe mjegulla lumenjve zbret.
Edhe pak dite dhe troket dimri,
po dimri im ka ardhur shpejt.
E kam një dimër kaq të ftohtë!
Një dimër m’u në kraharor.
Mungesa jote kaq e gjatëë,
Gjithmonë në gjoks më hedh dëborë…
Dhe fryn një erë e bëhet mall,
shami e bardhë në qiell blu.
Shikoj mes gjetheve që bien,
se ndofta shfaqesh ti diku.
E ndjej kaq shume mungesen tënde,
Diçka mungon në shpirtin tim.
Ndaj vjeshta hedh gjethe kudo,
si copa letrash plot trishtim…
Ndoshta do kthehesh ndonjëherë.
Ndoshta serish do vish këtu
të shkrish dëborën brenda meje,
dhe brenda teje gjithashtu.






















