Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Këndo o këngëtar

Ti o këngëtar merja këngës

Këndo si atëherë në rini.

Sigal

Këngët e shpirtit, këngët e zemrës,

Këngët e vendit plot dashuri.

 

Këndo o këngëtar siç di vetë

Dhe pastaj të zëmë një valle.

Për vendlindjën kënga det

Të ushtojë gjer lart në male.

 

Këndo ti një këngë të vjetër

Një këngë të vjetër që të shpërthejë.

Nuk duam gjë nuk duam tjetër

Veç këngë që zemrën lart ta ngrejë.

 

 

 

 

PA TY

E dashur, më mungove,

më mungove shumë, ta dish,

i vetëm sodis detin.

 

Tek nxjerr dallgët në breg si të tepërta t’i kish.

E mendoja vetën thjesht në një dhomë,

të provoja se sa durim do të kisha,

për të të pritur ty të vije edhe vonë.

 

Tani shtyj kohën duke lënë gjurmë në rërë,

pa ty, pa ty s’e kisha ditën time të tërë.

 

 

BRENDA DASHURISË

 

Koha, herë mbyllet, herë hapet,

Herë thyhet si një varg.

Brenda dashurisë…

 

Gjysmën e qiellit e hap ti,

Gjysmën tjetër unë e hap.

Sa herë që bëhet gri!

 

PUTHJET

Puthjet, s’u ndezen si eshkë,

Puthjet në vjeshtë.

Dhe s’ikën puthjet s’u shuan.

 

Por një e nga një,

Në buzë u ngjeshën,

Puthjet që ndezën vjeshtën.