Suplementi Pena Shqiptare/ Haxhi Dikolli: Të gabosh

208
Sigal

Të gabosh

Më thoni edhe unë do t’ju dëgjoj

çfarë kam gabuar, ç’bëra keq?

Pse u dashurova me ciganen?

A s’më thatë ju: – do bëhesh mbret!

Më thoni, çfarë s’më thatë atëherë:

kush nga ne gaboi dhe kush jo!

Unë, që u bëra mbret një herë

apo ju, që s’dini ç’jeni edhe sot?

Më thoni, t’ju dëgjoj edhe me sharje

më thoni edhe nëse më dhemb vërtet?

Veç, ju kishit të drejtë për ciganen, eh!

Me një dridhje beli, më bëri mbret!

 

 

Limanit tënd

Po si një varkë e braktisur

shpirti më endet në tallaz!

Këtij deti mall të boshatisur

dua që dhimbjen, krejt tja zbraz,

si varkëtar që s’ka më shpresë.

Endem e syri im s’më sheh

asnjë liman që të më presë,

a far të ndezur gjer përtej.

Dhe Hëna humbur nëpër re

dhe yjet zbehur si mehitë

dhe këng’ e shpendëve qëkur

më nuk dëgjohet si përditë!

Po unë do vij limanit tënd,

si varkëtar, a si mehit

në s’qofsha malli që të zbardh,

do bëhem fari, që të ndrit !