Nga ty më vijnë, që të gjitha
lodhjet, mërzitjet dhe mëritë,
nga ty më vjen dhe vetë frika,
nga ty dhe vdekja, do më vijë.
Dimrat e ftohtë, akull në verë
dhe ato buzët, zjarr përflakur,
veç ti mi le shpesh mbi lëkurë
shënja e thua:- “Krejt pa dashur!”
Edhe infarkti i parakohshëm,
Në do më bjerë, pikë në zemër
Prej teje m’vjen si një “peshqesh”
A si dhuratë, dhënë nga një femër.
Kallot në këmbë, që s’m’u shëruan,
Në kaq e kaq vite, prej vrapit,
Nga ty i kam, si çdo gjë tjetër,
Jo nga këpucët “shik”, të Gabit.
Nga ty më vijnë dhe çuditë
Që nuk besohen aq kollaj,
Shkurti i brishtë, pa një ditë,
Muza e mjalttë, që bën art.
Dhe ajri lagësht i Nëntorit,
Më ve në gjumë si narkozë,
Po ti më jep veç një të puthur,
E ma sjell Botën, mu në dorë!
Nga ty, nga ty, më vijnë të gjitha!
E kur s’i kam, mërzitem shumë!
E ç’mund të ishte pa ty jeta?!
T’mos jesh ti, ç’mund të jem unë?!