S’më duhen më ëndrrat e tua!
Eh, tani u plaka.
Në do të të dërgoj më thuaj,
po janë pak si të gjata.
S’janë më rinore(punë pleqërie),
s’besoj të të tërheqin.
Kanë brenda lodhje, çaste mërzie,
asgjë nuk mund të ndreqin.
Janë me doktorë e me ilaçe,
dhe mundet të të trembin.
Nuk janë si lulet nëpër bahçe,
ndoshta mund të të dhëmbin.
Janë me rënkime dhimbjesh,plagësh,
me trasta farmacie.
Sikur të jem dimër i lagësht,
me teka prej fëmije.
Janë shumë të trishta(dhe mund të qash),
po unë se dua lotin.
U bënë tre vjetë të tilla pash,
helmuan dhe të zotin.
Kështu dhe unë s’po të dërgoj;
nga ty s’dua e s’dua.
Ato të parat po i strehoj,
po askujt mos i thua.






















