Suplementi Pena Shqiptare/ Haxhi Dikolli: Kurbatka

Sa e desha një esmerkë,

një kurbatkë të lëmuar

Sigal

një caracë të kadifenjtë

një syzezë të përvëluar.

Po nuk ish sërish e thënë

të jetonim pranë e pranë,

se nuk donin (ata) të kish burrë

një “gaxhi” që di,…. veç fjalë !

 

Oh!

Sa desha që sonte

të isha i vërtetë!

Po s’munda!

Dikush,

më bëri dhuratë

një ëndërr.