Kur injoranti
merr detyrë zyrtari
dhe pushkën
mban krimineli
kalanë e pushton
tradhëtari
vendi tronditet
nga themeli.
Në xhungël kthehet
Vatani.
Aty nuk jeton dot;
i urti as i marri.
Njerëzit marrin
arratinë
duke kërkuar sigurinë,
mirëqënien
të vërtetën dhe lirinë…
E shesin lirë
Ata që me para
e kanë mbushur
thesin ,
atdheun
me gjithë flamur
krejt lirë
e shesin





















