Suplementi Pena Shqiptare/ Gëzim Llojdia: Shuteriqi në Kuc

393
Sigal

 

1….Dhimitër Shuteriqi  njihet si shkrimtar, poet, hulumtues, studiues. Aty nga mesi i viteve  70  isha në një fshat të largët të Vlorës me emër, histori, ngjarje, personazhe dhe vende mitike. Quhej fshat me tre germa. por i fortë në karakter  dhe histori. Kuçi malor si fshat i trevës së Kurveleshit të Poshtëm, lidhej me rrugën e hershme  dhe të vonshme që duhej të kaloje mbi 70 km nëpër zhavorrin e fortë dhe gurët e bardhë. Një herë kur erdhi Ramiz Alia, ajo gruaja labe  Shaho Lucia i tha:- U lodhe  se edhe rrugën e kemi copë, por shefi  i partisë komuniste e kuptoi ku e kishte llafin : E ke fjalën për rrugën…

Gangrena e saj është se ka humbur  shumë nga banorët e saj, që kanë emigruar ndër vite, por edhe për shkaqe të tjera ekonomike. Sot udhëton nëpër këtë grykë të keqe siç e quajtën ndër kohëra apo siç e quajti Çajupi: ”Grykë  e Kuçit kush ka shkuar dhe gjaku si ka qëndruar….Kësaj udhe kanë ardhur dhe ikur shumë personazhe jetësore të mirë, të liq, të nderuar të ulët, të lartë, të butë të ashpër madje edhe Enver Hoxha ka ardhur deri në Buronja pa folur për Ramiz Alin, Bamir Topin, apo Mojsiun etj…

2.

…Pra, kësaj udhe një pasdite vjeshte  bujtën  në Kuç dy grupe mysafirësh.Një grup kineastësh nga e vtmja shoqëri shtetërore distributor filmik siç ishte ‘Kinostudio:”Shqipëria e Re” ishin  regjisor B.Kurti dhe operator Bashkim Asllani. Ata do të xhironin një film kushtuar poetit komunist Memo Meto të vrarë në vitin 44. Nuk dua të futem tek ky poet, sepse për kuçjotët ka shumë dritë-hije, por dua të shtjelloj  pjesën kulturore që ka të bëjë me filmin. Më ngarkuan edhe mua të shoqëroja B.Asllanin, operatorin e filmit atje ku ishte lapidari i poetit. Për t’u ngjitur deri në Gjomitë te lapidari ishte një rrugë dhish  tepër malore, .rruga që hapi traktori për në Plihra ishte  më ndryshe. Kaloje poshtë ca arrave që i shkundnin me  ca goxha hunj të mëdhenj kooperativistët. Teto Esma na dha ca kokrra të mëdha arre. U ngjitëm deri te lapidari i thjeshtë i poetit në Gjomitë, lyer me të bardhë në të përpjetën që të shpie në Kunjovë, apo në Bolenë. Operator Asllani na morri gjithë  paraditen me xhirime në këtë vend, ndërsa unë mbaja një letër varaku për një ndriçim sa më të mirë. Filmi që do xhirohej i përkiste poetit dhe ishte shkruar nga poeti që tashmë ka ndërruar jetë, Ilia Dede.

2.

…Ç’lidhje kishte kjo hyrje me shkrimtarin e njohur  Dh.S.Shuteriqi ?

Bash në pranverë të atij viti, bujti në Kuç , shkrimtari i njohur Dhimitër Shuteriqi. Erdhi me një veturë të vogël të bardhë që gulçonte nëpër rrugën e paasfaltuar malore dhe përmes fjollës së pluhurit që shpërndahej tej, përtej udhës së gjelbër. Ishte ashtu siç e kishim parë në fotografi me kapelë, por ai vinte me një mision specifik. Ne pamë veturën tek ngjitej në fshat dhe më pas kur vetura e bardhë e shkrimtarit zbriste rrugët tërë kthesa të fshatit malor. Ai ishte takuar me Avdulin dhe me të tjerë veteranë që ishin ende gjallë nga koha e luftës, Kuçi  si fshat i traditës dhe fshat martirë ishte shquar për luftën e bërë kundër pushtuesve të vendit. Nga të vetmit fshatra shqiptarë ka varrezat e dëshmorëve të fshatit në Buronja. E kam thënë edhe më parë atje të bëhet edhe një muze historik duke vendosur tanket e luftës, që e kanë sulmuar fshatin në kohët e errta siç e ka thënë diku, Kadare: -Ditën që erdhi gjermani me makina të mbëdha,/lier me bojë jeshile,/për mo t’i kuptuar na…

Dhimitër Shuterqi pas ikjes nga fshati botoi një libër  që i kushtohej poetit Memo Meto me të gjitha poezitë e tij ku njëra nga poezitë e tij më të bukura: “Do dal malit,” me ca vargje fantastike si “Jam një vajzë shqiptare/vajzë mali e kam zemrën e kam shprtin si të djalit….. nga Luan Zhegu u bë edhe një nga këngët më të bukura  në kohët  kur ende  zhvilloheshin në Tiranë dekadat e majit. Pra misioni i shkrimtarit Shuteriqi ishte pikërisht  me misionin  e tij për të hulumtuar dhe zbuluar këngët dhe lirikat e poetit. Të gjitha ato krijime të mbledhura u përmblodhën në një libër të veçantë. Libri titullohet ‘Lulet e lirisë”botuar nga shtëpia botuese:’Naim Frashëri’ Tiranë 1976.