Suplementi Pena Shqiptare/ Urime, mjeshtrit të fotografisë Gëzim Domi, në 60-vjetorin e lindjes!

607
Sigal

Sot është 60 vjetori i lindjes së artistit, Gëzim Domi, fotoreporterit dhe kameramanit të shumë emisioneve televizive, të kudondodhurit në gëzime të qytetarëve durrsakë. Nëse do të kërkosh në arkivë historinë  moderne dhe bashkëkohore të qytetit të Durrësit, natyrisht, fotografitë dhe kronikat e kamerës së Gëzim Domes e kanë fokusuar në kohë dhe në hapësirë. Artisti Gëzim Domi, në 2007, së bashku me shkrimtarin dhe gazetarin Bashkim Hoxha hapën studion televizive TEUTA Tv, dhe më vonë  po me gazetarin Bashkim Hoxha hapën dhe mbajnë  emisionin më të suksesshëm të televizionit shqiptar  “Është koha për t’u zgjuar”  në News 24. Aktualisht artisti Gëzim Dome, krahas emisionit televiziv : “Është koha për t’u zgjuar” është edhe në arshivën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në këtë ditë të shënuar të 60 vjetorit të lindjes, miqtë, shokët, bashkëpunëtorët, por edhe qytetarët që e ndjekin çdo ditë emisionin televiziv, “Është koha për t’u zgjuar”  në News 24 e urojnë Gëzimin, me fjalët zemre për gjithçka që ka dhënë me artin dhe talentin e tij nëpërmjet fotografive dhe krinikave të kamerës. Vetë fotografi dhe kameramani Gëzim Domi në këtë ditë të shënuar të jetës së vet, gjithçka që ka arritur në jetën e vet ua kushton njeriut që e solli në jetë, babait dhe 2 djemve të tij. Gëzimi është në kulmin e pjekurisë artistike dhe të gjithë ne, dashamirësit, miqtë, shokët, spektatorët presim edhe më shumë art, realitet, jetë, histori, në fotot, dhe në kronikat e artistit 60 vjeçar Gëzim Domi.

(Gazeta “Telegraf”)