Suplementi Pena Shqiptare/ Flutura Açka: Dimni ha gurë

151
Sigal

Në vjeshtën time shpesh

mbijnë lule t’vrame

nga paradimrat e beftë

e n’stina kur gjethet duhet me dalë

shkretohen vetiu ca degë

që n’harlisje të përjetshme kanë mbetë.

Ani, n’do rranjë

dimni kurrë mbrritë nuk ka,

me tha shpirtna,

me pru cikma.

E vaktë, e shkuara

ruan verë në kohë kujtimesh

n’hapësinat e andrrave të praruara.